Sedat Zulbeari, drejtor i ISHP Shtëpia e Shëndetit-Kumanovë
Sedat Zulbeari nga Alternativa-dega e Kumanovës është emëruar edhe zyrtarisht drejtor i ISHP Shtëpia e Shëndetit-Kumanovë. “Të nderuar qytetarë, aktivistë dhe votues të koalicionit VLEN, Kam nderin të ju njoftoj që sot, zyrtarisht e pranova detyrën drejtor në ISHP Shtëpia e Shëndetit Kumanovë. Zotohem se këtë detyrë do ta kryej me përgjegjësi, nder e përkushtim […]
Sedat Zulbeari nga Alternativa-dega e Kumanovës është emëruar edhe zyrtarisht drejtor i ISHP Shtëpia e Shëndetit-Kumanovë.
“Të nderuar qytetarë, aktivistë dhe votues të koalicionit VLEN,
Kam nderin të ju njoftoj që sot, zyrtarisht e pranova detyrën drejtor në ISHP Shtëpia e Shëndetit Kumanovë.
Zotohem se këtë detyrë do ta kryej me përgjegjësi, nder e përkushtim në shërbim të qytetarëve!
Falënderoj strukturat e degës së Alternativës në Kumanovë, por edhe gjithë strukturat e koalicionit VLEN. Në veçanti, i falënderohem kryetarit të Alternativës, Zeqirija Ibrahimit, kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashit, si dhe Sekretarit Organizativ, Bashkim Murtezit, që më besuan të udhëheq me këtë pozicion të rëndësishëm”, ka shkruar Zulbeari.