Targat e veturave zyrtare të funksionerëve në RMV do të jenë me ngjyrë të kuqe

Me ngjyrë të kuqe do të jenë targat e automjeteve zyrtare të Qeverisë, ministrive dhe institucioneve shtetërore. Numrat dhe shkronjat e targave do të shkruhen me të verdhë dhe në këtë mënyrë do të jenë lehtësisht të dukshme dhe do të parandalohen abuzimet, transmeton Portalb.mk. Drejtori i shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta […]

dhjetor 2, 2024 - 20:00
 0  6
Targat e veturave zyrtare të funksionerëve në RMV do të jenë me ngjyrë të kuqe
Vetura zyrtare, autopark, automjete, automobil. vetura qeveritare shteterore, blinduara

Me ngjyrë të kuqe do të jenë targat e automjeteve zyrtare të Qeverisë, ministrive dhe institucioneve shtetërore. Numrat dhe shkronjat e targave do të shkruhen me të verdhë dhe në këtë mënyrë do të jenë lehtësisht të dukshme dhe do të parandalohen abuzimet, transmeton Portalb.mk.

Drejtori i shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë, Ivica Tomovski, thotë se Rregullorja për targat e veturave zyrtare tashmë është hartuar dhe duhet të dorëzohet në seancën e Qeverisë javën e ardhshme.

“Është përgjegjësi e Ministrisë së Punëve të Brendshme të zbatojë një procedurë për prokurimin e bojës së kuqe, pas së cilës do të fillojë procesi i ndryshimit të tyre. Sapo të përfundojë tenderi, të gjitha institucionet do të kenë 30 ditë kohë për të ndërruar targat. Me këtë do të parandalojmë keqpërdorimet, gjegjësisht automjetet zyrtare nuk do të mund të përdoren për qëllime private dhe partiake”, thotë Tomovski.

Ai shton se do të hapet linjë ku qytetarët mund të raportojnë nëse vërejnë se një automjet zyrtar po përdoret për qëllime private apo partiake.

Shërbimi për Çështjet e Përgjithshme dhe të Përbashkëta ka nisur edhe procedurën për krijimin e regjistrit të të gjitha automjeteve në shtet. Tomoski thotë se me këtë do të kemi një bazë të dhënash se çfarë automjetesh kemi në vend.

“Me këtë lloj regjistri gjatë hyrjes të pdo veture në shtet do të do të futen të dhëna. Më mirë të mos hyjë mjeti se sa të sjellim mbeturina. Për krijimin e regjistrit nevojitet një zgjidhje softuerike dhe ky projekt do të kushtonte rreth 1.5 milionë euro. Planifikojmë të aplikojmë për para nga fondet e Bashkimit Evropian”, shton Tomovski.

Kujtojmë se plotë 826 institucione nuk i kanë dorëzuar të dhëna për automjetet zyrtare në Komisionit Shtetëror Kundër Korrupsionit, tregoi raporti special i Antikorrupsionit.