Pas pasojave nga reshjet, Komuna e Likovës vendosi të ndajë mjete për dëmet
Pasi qytetarët dhe bujqit e Komunës së Likovës pësuan dëme të mëdha pas reshjeve të së mërkurës, autoritetet lokale kanë premtuar ndihmë për qytetarët që e pësuan nga reshjet, raporton Portalb.mk. Këshilli i Komunës së Likovës sot mbajti seancën e dytë të jashtëzakonshme, të cilët morën vendimin për ridestinimin e mjeteve buxhetore, për dëmet e […]
Pasi qytetarët dhe bujqit e Komunës së Likovës pësuan dëme të mëdha pas reshjeve të së mërkurës, autoritetet lokale kanë premtuar ndihmë për qytetarët që e pësuan nga reshjet, raporton Portalb.mk.
Këshilli i Komunës së Likovës sot mbajti seancën e dytë të jashtëzakonshme, të cilët morën vendimin për ridestinimin e mjeteve buxhetore, për dëmet e shkaktuara në pronat publike.
Kryetari i Komunës së Likovës Erkan Arifi në një postim në Facebook u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që kanë pësuar dëme, t’i sjellin urgjentisht dokumentet e nevojshme.
“Apelojmë te të gjithë qytetarët që kanë dëme ku afati ishte deri më 28 qershor 2024 ti sjellin urgjentishtë dokumentet e nevojshme që të mundet komisioni ta bëjë verifikimin e tyre dhe të dorëzohet procedura për në qeveri”, tha Arifi.
Më 26 qershor 2024, të reshurat e rrëmbyeshme të shiut gjatë mbrëmjes shkaktuan dëme të mëdha në fshatrat e Komunës së Likovës. Shirat e dendur përmbytën rrugët dhe shkaktuan shkatërrime të konsiderueshme në të mbjellat bujqësore. Përveç kësaj, dëmtime të mëdha pësoi edhe shtrati i lumit Sllupçan. Portalb.mk dokumentoi këto pamje.
Gjithashtu, më 26 qershor 2024 ka pasur dëme të mëdha edhe në Kumanovë, si oborre dhe shtëpi të përmbytura dhe dëme tjera.