Pendarovski: Integrimi evropian i bllokuar nga VMRO DPMNE-ja

Kandidati për president, Stevo Pendarovski, në tubimin në Gostivar, theksoi se rezultatet e mëdha të arritura në pesë vitet e fundit janë kthimi i lirisë dhe demokracisë, ndërtimi i një shoqërie moderne të qytetarëve të barabartë dhe përparimi në procesin e integrimeve evropiane. Sipas tij, pas anëtarësimit në NATO, ka progres në procesin e integrimit […]

Prill 18, 2024 - 17:00
 0  5
Pendarovski: Integrimi evropian i bllokuar nga VMRO DPMNE-ja

Kandidati për president, Stevo Pendarovski, në tubimin në Gostivar, theksoi se rezultatet e mëdha të arritura në pesë vitet e fundit janë kthimi i lirisë dhe demokracisë, ndërtimi i një shoqërie moderne të qytetarëve të barabartë dhe përparimi në procesin e integrimeve evropiane. Sipas tij, pas anëtarësimit në NATO, ka progres në procesin e integrimit evropian, i cili tani është i bllokuar nga VMRO-DPMNE. Pendarovski shtoi se opozita po e gënjen opinionin për procesin e ndryshimeve kushtetuese.

“Vjen në Shkup, në Maqedoni, miku i tyre nga Gjermania, nga partia e tyre simotër CDU. Njeriu është ndër më me ndikim, është në krye të asaj partie politike gjermane dhe thotë “pas bisedimeve me kryesinë e VMRO-DPMNE-së pata përshtypjen se janë për ndryshimet kushtetuese”. Ky gjerman ka pasur një takim me miqtë e tij dhe ata i kanë pranuar atë që nuk e kanë pranuar me vite para popullit maqedonas dhe qytetarëve maqedonas”, deklaroi Stevo Pendarovski – kandidat për president. /Alsat.mk