Përditësimi i fundit, këta janë më të votuarit në PDK sipas numërimeve deri më tash

Në Qendrat Komunale të Numërimit,është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. Gazeta Reporteri.net ka siguruar listën me përditësimin e fundit për kandidatët për deputet nga Partia Demokratike. Sipas numërimit të deritashëm kandidati për kryeministër, Bedri Hamza ka marrë 141 mijë e […]

shkurt 20, 2025 - 02:00
 0  6
Përditësimi i fundit, këta janë më të votuarit në PDK sipas numërimeve deri më tash
bedri-hamza:-puna-e-cdo-qytetari-do-te-vleresohet-drejte,-50%-do-t’i-rris-pagat-ne-sektorin-publik

bedri-hamza:-puna-e-cdo-qytetari-do-te-vleresohet-drejte,-50%-do-t’i-rris-pagat-ne-sektorin-publik

Në Qendrat Komunale të Numërimit,është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.

Gazeta Reporteri.net ka siguruar listën me përditësimin e fundit për kandidatët për deputet nga Partia Demokratike.

Sipas numërimit të deritashëm kandidati për kryeministër, Bedri Hamza ka marrë 141 mijë e 400 vota. Pas tij vjen kryetari i partisë Memli Krasniqi me 80 mijë e 415 vota.

I treti në këtë lsitë është Uran Ismaili me 34 mijë e 152 vota. Pas tij vjen sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku me 32 mijë e 193 vota.

Një tjetër grua e PDK-së që ka marrë shumë vota është edhe Sala Jashari e cila sipas këtij përditësimi ka siguruar 30 mijë e 703 vota.

26 mijë e 458 vota i ka mbledhur edhe Enver Hoxhaj.

Kurse, Përparim Gruda ka marrë 25 mijë e 771 vota.

Pas Grudës, në këtë listë është kandidati Jakup Nura me 25 mijë e 645 vota.

Deputetja e disa legjislaturave Ganimete Musliu ka siguruar 24 mijë e 942 vota.

Ish-komandanti i FSK-së, Rrahman Rama ka arritur të marrë 24 mijë 3 219 vota.

Mërgim Lushtaku ka siguruar 22 mijë e 843 vota.

Artan Behrami, ish-këshilltar i Hashim Thaçit ka marrë 22 mijë e 123 vota sipas këtij përditësimi.

Nga votat e deritashme duket se në Kuvend do të kthehet edhe Nait Hasani i cili ka marrë 22 mijë e 484 vota.

Ferat Shala ka marrë 21 mijë e 745 vota, i pasuar nga Elmi Reçica me 21 mijë e 253 vota.

Ndërkaq Fadil Demali ka marrë 18 mijë e 841 vota.

Djali i Jakup Krasniqir, Altini ka marrë 18 mijë e 356 vota.

Xhevahir Geci ka marrë 18 mijë e 196 vota.

Kjo është lista e plotë: