Përleshje fizike në Tetovë – dy persona kanë raportuar sulm para një objekti gastronomik

Më 12.04.2026, në ora 13:10, në Stacionin Policor Tetovë, P.T. (23) dhe T.K. (21), të dy nga fshati Tudencë, kanë raportuar se rreth orës 03:00 pas mesnate janë sulmuar fizikisht nga disa persona në Tetovë. Sipas denoncimit, incidenti ka ndodhur para një objekti gastronomik në rrugën “Blagoja Toska”, ku pas një përplasjeje verbale dhe fizike […]

Prill 13, 2026 - 13:00
Përleshje fizike në Tetovë – dy persona kanë raportuar sulm para një objekti gastronomik

Më 12.04.2026, në ora 13:10, në Stacionin Policor Tetovë, P.T. (23) dhe T.K. (21), të dy nga fshati Tudencë, kanë raportuar se rreth orës 03:00 pas mesnate janë sulmuar fizikisht nga disa persona në Tetovë.
Sipas denoncimit, incidenti ka ndodhur para një objekti gastronomik në rrugën “Blagoja Toska”, ku pas një përplasjeje verbale dhe fizike ka ardhur deri te sulmi ndaj dy personave.
Nga policia njoftojnë se po ndërmerren masa për identifikimin e sulmuesve dhe zbardhjen e plotë të rastit.