Plani i zbatimit, Lajcak: Propozimi ynë është që Kosova të nis me Asociacionin, pastaj Serbia me njohjen e dokumenteve e simboleve

Emisari sllovak për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka folur edhe për planin dhe propozimin e BE-së për atë se si duhet të zbatohet marrëveshja për Rrugën Drejt Normalizimit. Në një intervistë për Kosovo Online, Lajcak ka thënë se parimi që BE-ja mendon se duhet ndjekur është një qasje e koordinuar hap pas hapi, ku të […]

qershor 18, 2024 - 15:01
 0  6
Plani i zbatimit, Lajcak: Propozimi ynë është që Kosova të nis me Asociacionin, pastaj Serbia me njohjen e dokumenteve e simboleve
plani-i-zbatimit,-lajcak:-propozimi-yne-eshte-qe-kosova-te-nis-me-asociacionin,-pastaj-serbia-me-njohjen-e-dokumenteve-e-simboleve

plani-i-zbatimit,-lajcak:-propozimi-yne-eshte-qe-kosova-te-nis-me-asociacionin,-pastaj-serbia-me-njohjen-e-dokumenteve-e-simboleve

Emisari sllovak për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka folur edhe për planin dhe propozimin e BE-së për atë se si duhet të zbatohet marrëveshja për Rrugën Drejt Normalizimit. Në një intervistë për Kosovo Online, Lajcak ka thënë se parimi që BE-ja mendon se duhet ndjekur është një qasje e koordinuar hap pas hapi, ku të dy palët marrin diçka për të bërë diçka në këmbim, shkruan Gazeta Express.

Lajcak ka thënë se propozimi i BE-së për këtë zbatim paralel është që Kosova të nis e para me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe më pas Serbia të vazhdojë me njohjen e dokumenteve, institucioneve dhe simboleve të Kosovës.

“Parimi që duhet ndjekur, për mendimin tonë, është një qasje e koordinuar hap pas hapi, ku të dyja palët marrin diçka për të bërë diçka – një qasje që do t’u siguronte të dyja palëve garanci të mjaftueshme se veprimet e dakorduara janë ndërmarrë. Kjo do të thotë se palët do të zbatonin atë që është në marrëveshje paralelisht – dhe propozimi ynë i fundit është që Kosova të fillojë procesin e themelimit të Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe dhe që Serbia të fillojë zbatimin e obligimit për njohjen e Kosovës dokumente, institucione dhe simbole”, ka thënë Lajcak.

Emisari sllovak ka thënë se pret që vazhdimi i negociatave të jetë shumë i vështirë meqë palët kanë qëndrime ende të ndara sa i përket zbatimit dhe se të dyjat kanë vendosur parakushte

“Unë pres që negociatat të vazhdojnë në javët e ardhshme – dhe është e qartë se ato nuk do të jenë të lehta duke pasur parasysh se pikëpamjet e palëve se si duhet të duket procesi i zbatimit janë ende shumë të ndara dhe se të dyja kanë vendosur deri më tani parakushte të njëanshme dhe rezervat për zbatimin e detyrimeve të tyre”, është shprehur Lajcak./