Po shijonte një çast intim me të dashurin e saj, Dua Lipa nuk pranon të bëjë fotografi me fansen në Paris
Dua Lipa, këngëtarja shqiptare e njohur ndërkombëtarisht për hite si “New Rules” dhe “Levitating”, ka bërë xhiron e rrjeteve sociale me një video që ka marrë shumë vëmendje. Në videon në fjalë, Dua shihet teksa refuzon me një mënyrë të edukuar kërkesën e një fanseje për të bërë një fotografi, ndërsa po kalonte një moment […]
Dua Lipa, këngëtarja shqiptare e njohur ndërkombëtarisht për hite si “New Rules” dhe “Levitating”, ka bërë xhiron e rrjeteve sociale me një video që ka marrë shumë vëmendje.
Në videon në fjalë, Dua shihet teksa refuzon me një mënyrë të edukuar kërkesën e një fanseje për të bërë një fotografi, ndërsa po kalonte një moment romantik me të dashurin e saj, aktorin britanik Callum Turner.
Ngjarja ndodhi në zemër të Parisit, ku çifti u ndal nga një fanse që dëshironte të kaptonte një kujtim me yllin e saj të preferuar.
“Me vjen keq nuk mundem tani, por gjithsesi është shumë bukur të të takoj ty”, iu përgjigj Dua me një ton të ngrohtë dhe të qetë fanses.
Pas kësaj, ajo dhe Callum vazhduan të shijonin përqafimin e tyre, duke dhënë një shembull të qartë se si të ruhet privatësia edhe nën syrin e publikut.
Videoja u pasua me komente nga admiruesit dhe ndjekësit, me shumë që e vlerësuan qëndrimin e saj dhe të drejtën për të pasur momente intime pa ndërhyrjen e vazhdueshme të fansave.
Të tjerët e përjetuan këtë si një moment i cili përcjell respektin e këngëtares për veten dhe kohën që kalon me të dashurin e saj.