QMK: Në 24 orët e kaluara janë regjistruar 11 vatra zjarri
Në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 2.122 thirrje në numrin e urgjencës 112, nga të cilat 63,29 përqind janë klasifikuar reale. Janë regjistruar 11 zjarre në ambiente të jashtme, si dhe disa ndërhyrje më të vogla. Nga era e fortë janë djegur objekte dhe një shtëpi gjatë 24 orëve të kaluara, njoftoi paraditen […]
Në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 2.122 thirrje në numrin e urgjencës 112, nga të cilat 63,29 përqind janë klasifikuar reale. Janë regjistruar 11 zjarre në ambiente të jashtme, si dhe disa ndërhyrje më të vogla. Nga era e fortë janë djegur objekte dhe një shtëpi gjatë 24 orëve të kaluara, njoftoi paraditen e sotme Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), transmeton Portalb.mk.
Zjarrfikësit kanë intervenuar në djegien e bimësisë së ulët dhe mbeturinave në komunat Manastir, Vallandovë, Veles, Gazi Babë, Dollnen, Prilep, Saraj, Sveti Nikollë, Sopishtë, Tetovë, si dhe në Shtip.
Nëntë zjarrfikës të Svetinikollës me katër makina zjarrfikëse, mbrëmë nga ora 17:07 deri në orën 19:46, kanë ndërhyrë për shuarjen e vegjetacionit të ulët.
Njëkohësisht një shtëpi dhe katër hapësira ndihmëse janë djegur edhe në fshatin Malinë. Sipas QMK-së, nga zjarri është përfshirë një sipërfaqe prej tre hektarësh.
Dymbëdhjetë zjarrfikës të Velesit me gjashtë makina zjarrfikëse nga ora 16:26 deri në orën 19:35 kanë ndërhyrë në djegien e bimësisë.
“Nga zjarri janë përfshirë edhe dy depo ushtarake të braktisura, në lagjen “Reçan” të Velesit, prapa hotelit “Montenegro”. U zu një sipërfaqe prej 10 hektarësh me bimësi të ulët. Për shkak të erës së fortë ka pasur rrezik për banesat në buzë të vendbanimit. QMK-ja monitoroi situatën, në mënyrë që nëse nevojitet ndihmë, të mund të koordinohej nga qytetet e tjera. Mirëpo, zjarrfikësit kanë mbrojtur shtëpitë nga zjarri, i cili për shkak të erës së fortë ka qenë shumë i ndezur dhe me ndryshim të drejtimit në atë sipërfaqe prej 10 hektarësh”, sqaron QMK.