Policia deklarohet në lidhje me alarmin për bombë në Aeroportin e Prishtinës

Policia është deklaruar në lidhje me alarmin për bombë në Aeroportin e Prishtinës, alarm ky i cili doli të jetë i rrejshëm. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci bëri të ditur se nga njësitë e specializuara janë kryer kontrolle të plota të zonës dhe sipas tij, nuk është gjetur asgjë […]

Korrik 2, 2024 - 14:00
 0  8
Policia deklarohet në lidhje me alarmin për bombë në Aeroportin e Prishtinës
policia-deklarohet-ne-lidhje-me-alarmin-per-bombe-ne-aeroportin-e-prishtines

policia-deklarohet-ne-lidhje-me-alarmin-per-bombe-ne-aeroportin-e-prishtines

Policia është deklaruar në lidhje me alarmin për bombë në Aeroportin e Prishtinës, alarm ky i cili doli të jetë i rrejshëm.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci bëri të ditur se nga njësitë e specializuara janë kryer kontrolle të plota të zonës dhe sipas tij, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

“Sot rreth orës 10:30, Policia e Kosovës ka marrë një informatë ndërlidhur me kërcënimet për shpërthim  në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Njësitet policore u janë përgjigjur menjëherë këtyre kërcënimeve duke dalë në vendngjarje, dhe duke  ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për të garantuar sigurinë”.

“Nga njësitë e specializuara janë kryer kontrolle të plota të zonës dhe nuk është gjetur asgjë e dyshimt. Policia e Kosovës është e përkushtuar për sigurinë e të gjithë qytetarëve dhe do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën.Ne vlerësojmë bashkëpunimin dhe durimin e qytetarëve si  dhe personelit të aeroportit gjatë kësaj kohe”, thuhet tutje në konfirmim.