Policia e Maqedonisë së Veriut arrestoi edhe tre persona tjerë të dyshuar për ndezje të zjarrit
Në Maqedoninë e Veriut sot u arrestuan edhe tre persona nën dyshimet për ndezje të zjarrit në Shkup, transmeton Portalb.mk. “Sot rreth orës 13, punonjësit e policisë nga Njësia për Punë të Brendshme në Kisella Vodë, pranë SPB Shkup, në fshatin Patishka Rekë të Shkupit, u arrestua 59 vjeçari S.A., 31 vjeçari A.A. dhe 25vjeçari […]
Në Maqedoninë e Veriut sot u arrestuan edhe tre persona nën dyshimet për ndezje të zjarrit në Shkup, transmeton Portalb.mk.
“Sot rreth orës 13, punonjësit e policisë nga Njësia për Punë të Brendshme në Kisella Vodë, pranë SPB Shkup, në fshatin Patishka Rekë të Shkupit, u arrestua 59 vjeçari S.A., 31 vjeçari A.A. dhe 25vjeçari I.A.”, raportoi Policia.
Tre të dyshuarit janë nga Shkupi, ndërsa ndaj tyre do të ndiqen procedura e përcaktuara nën dyshimet për ndezje të zjarrit.
Ndryshe, sot (9 gusht) dhe dje (8 gusht) janë ngritur dy kallëzime penale për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “shkaktim i zjarrit në pyll”, i dënueshëm sipas nenit 227 paragrafi 5 të Kodit Penal.
Në muajin korrik janë regjistruar 765 zjarre të përmasave të mëdha, njoftoi Qendra për Menaxhimi me Kriza (QMK). Dy zjarre janë aktive gjatë ditës së sotme (9 gusht), ndërsa shtatë janë nën kontroll.