Aksident në Greqi, pësoi një familje nga Maqedonia e Veriut
Një familje katër anëtarësh nga Maqedonia e Veriut ka pësuar në një aksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën për Selanik në hyrje të Greqisë, pasi për shkaqe deri tani të panjohura makina ka dalë nga rruga ku sipas mediave lokale të gjithë udhëtarët janë dërguar në spital, njofton korrespondentja e MIA-s […]
Një familje katër anëtarësh nga Maqedonia e Veriut ka pësuar në një aksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën për Selanik në hyrje të Greqisë, pasi për shkaqe deri tani të panjohura makina ka dalë nga rruga ku sipas mediave lokale të gjithë udhëtarët janë dërguar në spital, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Siç shkruajnë mediat nga veriu i Greqisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 8:15 minuta, ndërsa në automjet ka qenë një çift i moshës 48 dhe 50 vjeç dhe dy fëmijët e tyre të mitur të moshës 11 dhe 15 vjeç.
Automjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, ndërsa në aksident nuk janë përfshirë automjete të tjera.
Nga Shërbimi kundër zjarreve në Greqi kanë kumtuar se dhjetë zjarrfikës me gjashtë automjete kanë intervenuar që shoferi të nxirret nga automjeti i përmbysur me çka me automjet të ndihmës së shpejtë është transportuar në spital.