RMV, rrjedhin afatet për transformimin e ministrive, do të ndryshohen 400 ligje
Maqedonia këtë javë do të ketë zyrtarisht 20 në vend të 16 ministrive, pasi presidentja Siljanovska Davkova këtë fundjavë e nënshkroi dekretin për ndryshimet ligjore, të cilat pritet të hyjnë në fuqi këto ditë pas publikimit të tyre në Gazetën Zyrtare. Për funksionimin e plotë të ministrive dhe organeve të administratës shtetërore, plani është që […]
Maqedonia këtë javë do të ketë zyrtarisht 20 në vend të 16 ministrive, pasi presidentja Siljanovska Davkova këtë fundjavë e nënshkroi dekretin për ndryshimet ligjore, të cilat pritet të hyjnë në fuqi këto ditë pas publikimit të tyre në Gazetën Zyrtare. Për funksionimin e plotë të ministrive dhe organeve të administratës shtetërore, plani është që të bëhet ribalancimi i buxhetit si dhe të ndryshohen qindra ligje që kanë të bëjnë me rregullimin e kompetencave, thotë për Kanalin 5 Stefan Andonovski nga VMRO-DPMNE. Ideja, thotë ai, është që të mos ketë harxhime shtesë për ndërtimin e objekteve për ministritë e reja, por të shfrytëzohet infrastruktura ekzistuese dhe nuk pret as rritje të numrit të të punësuarve, transmeton Portalb.mk.
“Dhe në numrin ekzistues të të punësuarve kemi mbipunësim në sektorë të caktuar dhe në fushatë kemi folur për sistemin e transferimit të lirë të punonjësve në sektorë nga një institucion në tjetrin dhe në këtë mënyrë do të formohen ministritë e reja, nga marrjen e punonjësve nga institucionet ekzistuese dhe diku ku ka nevojë shtesë. Për punonjësit nuk mund të presim që ky proces të kalojë pa vërejtje, sfida dhe kritika dhe është shumë e rëndësishme që punonjësit të përfshihen në këtë proces përmes përfaqësuesve të tyre sindikal”.
Një pjesë e publikut profesionist, nga ana tjetër, ka vërejtje të shumta për rritjen e numrit të ministrive pa një analizë më të gjerë ekspertësh. Profesor Borçe Davitkovski thekson se riorganizimi bëhet pa përcaktuar më parë përgjegjësitë ndërmjet ministrive ekzistuese.
“Thelbi është të krijohet një reformë reale dhe delimitimi i ministrisë dhe më pas do të shihet se nuk ka nevojë për më shumë se 13-14 departamente kur kabineti anglez është 13, ai francez 14, ne me 20 krerë pa portofol dhe zëvendësa po shkojmë drejt një qeverie afrikane, kabinete të tilla nuk ekzistojnë, gjithçka tjetër është e tepërt”.
Amendamentet u miratuan në Kuvend me 88 vota “pro” dhe 22 “kundër”, çka, siç u theksua, krijon kushte për formimin e qeverisë së re. Për ndryshimet e Ligjit votuan deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, të VLEN-it dhe të partisë ZNAM, si dhe deputetët e Frontit Evropian të udhëhequr nga BDI.