Janevska kërkoi falje për “deklaratën e keqformuluar” për librat e gjuhëve të huaja

Ministrja për Arsim dhe Shkencë, Vesna Janevska, deklaroi se në ueb-faqen e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit do të publikohen librat e miratuara për gjuhën dhe kulturën e bashkësive dhe disa materiale për mësim, raporton 360 shkallë, transmeton Portalb.mk. Pas deklaratës se për mësimin e gjuhëve të huaja nuk ka nevojë për libra dhe nxënësit […]

gusht 9, 2024 - 21:00
 0  6
Janevska kërkoi falje për “deklaratën e keqformuluar” për librat e gjuhëve të huaja
Vesna Janevska. Foto nga profili i saj në Facebook

Ministrja për Arsim dhe Shkencë, Vesna Janevska, deklaroi se në ueb-faqen e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit do të publikohen librat e miratuara për gjuhën dhe kulturën e bashkësive dhe disa materiale për mësim, raporton 360 shkallë, transmeton Portalb.mk.

Pas deklaratës se për mësimin e gjuhëve të huaja nuk ka nevojë për libra dhe nxënësit mësojnë gjuhët e huaja nga serialet televizive, që i parapriu reagimeve të ashpra në publik, ministrja Janevska sot kërkoi falje, siç tha, për deklaratën e formuluar gabimisht dhe deklaroi se Byroja për zhvillimin e arsimit nuk i miratoi librat për këto lëndë.

Ajo paralajmëroi se vitin e ardhshëm do të ketë libra për të gjithë nxënësit, duke shpresuar që Byroja për vitin e ardhshëm do të miratojë libra cilësorë.

“Vitin e ardhshëm do t’i kenë të gjitha librat, ndërsa këtë vit në ueb-faqen e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit do të  publikohen librat e miratuara për gjuhë dhe kulturë të bashkësive dhe disa materiale mësimore që do të mund t’i përgatitin gjatë kësaj periudhe”, deklaroi Janevska.

Ndryshe, ministrja e Arsimit Vesna Janevska më 9 gusht tha se në vitin e ri shkollor do të ketë tekste për të gjitha paralelet, përveç teksteve për gjuhë të huaja. Megjithatë, siç thotë ajo, kjo nuk do të jetë problem sepse fëmijët i mësojnë gjuhët nga serialet dhe çështja është të kuptojnë dhe të flasin, jo të mësojnë gramatikën e gjuhës së huaj.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar LDSM-ja, nga ku thonë se DPMNE-ja dhe ministrja Janevska vetëm dy muaj pas marrjes së pushtetit konfirmuan se arsimi nuk do të jetë aspak prioritet për ta.