Përpjekje për të mashtruar qytetarët: Në parkingun e Komunës Qendër në Shkup u raportua biletë false ditore për parkim

Sot është raportuar se është postuar një Kartë Ditore e rreme e parkimi në të cilën është keqpërdorur dizenjimi dhe logoja e Ndërmarrjes Publike për Parkingje të Komunës Qendër, njoftoi ky institucion, transmeton Portalb.mk. Kishte një kod QR në kartë që duhet të skanohej dhe të bëhej pagesë online. “Kodi çon në një adresë ueb […]

tetor 2, 2024 - 16:00
 0  5
Përpjekje për të mashtruar qytetarët: Në parkingun e Komunës Qendër në Shkup u raportua biletë false ditore për parkim
Foto: Ndërmarrja Publike për Parkingje e Komunës Qendër

Sot është raportuar se është postuar një Kartë Ditore e rreme e parkimi në të cilën është keqpërdorur dizenjimi dhe logoja e Ndërmarrjes Publike për Parkingje të Komunës Qendër, njoftoi ky institucion, transmeton Portalb.mk.

Kishte një kod QR në kartë që duhet të skanohej dhe të bëhej pagesë online.

“Kodi çon në një adresë ueb që nuk ka lidhje me ndërmarrjen e parkingjeve dhe synon të merr fonde me mashtrim,” tha ndërmarrja.

Nga aty kërkojnë nga qytetarët që të kenë kujdes dhe nëse vërejnë diçka të këtij lloji, të njoftojnë menjëherë kompaninë.

E vetmja adresë e internetit për pagesë online të kartës ditore së ndërmarrjes është https://users.poc.mk/PayDpk.

“Momentalisht jemi duke marrë masa që të raportojmë tek organet kompetente dhe të informojmë opinionin në mënyrë që të mbrojmë qytetarët”, thonë thanë nga ndërmarrja.