Policia konfirmon shpërthimin në Zveçan, në afërsi të një pompe derivatësh

Afër qendrës së Zveçanit, në afërsi të një pompe të benznës ka ndodhur një shpërthim. Kjo është konfirmuar nga zv.drejtori i Policisë së Kosovë për rajonin e veriut, Veton Elshani. Ai ka thënë se nga ky shpërthim nuk ka të lënduar, pos dëmeve materiale. Elshani ka thënë se akoma nuk dihen shkaqet e këtij shpërthimi. […]

shtator 29, 2024 - 09:00
 0  9
Policia konfirmon shpërthimin në Zveçan, në afërsi të një pompe derivatësh

Afër qendrës së Zveçanit, në afërsi të një pompe të benznës ka ndodhur një shpërthim.

Kjo është konfirmuar nga zv.drejtori i Policisë së Kosovë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai ka thënë se nga ky shpërthim nuk ka të lënduar, pos dëmeve materiale.

Elshani ka thënë se akoma nuk dihen shkaqet e këtij shpërthimi.

“Rreth mesnatës në afërsi të pompës së benzinës e cila është në qendër të Zveçanit ka ndodh një shpërthim. Nga ky shpërthim nuk ka të lënduar, ndërsa ka pas dëme materiale në shtëpizën e pompës së benzinës dhe disa vetura në afërsi. Nuk mund të themi ende se qka e ka shkaktu këtë shpërthim, ndërsa njësitet përkatëse janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai. /Gazeta Express