Policia në Ferizaj ndëshkon dy shoferë për kundërvajtje në komunikacion

Policia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj sot rreth orës 12:35 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, afër restorant ‘’Europa92’’ ka ndaluar shoferin me inicialet I.TH i moshës 41-vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin në vijë të plotë. Ndaj tij është shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 200 euro, dy pikë negative, dhe për tre muaj masë […]

Prill 17, 2024 - 19:00
 0  5
Policia në Ferizaj ndëshkon dy shoferë për kundërvajtje në komunikacion
policia-ne-ferizaj-ndeshkon-dy-shofere-per-kundervajtje-ne-komunikacion

policia-ne-ferizaj-ndeshkon-dy-shofere-per-kundervajtje-ne-komunikacion

Policia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj sot rreth orës 12:35 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, afër restorant ‘’Europa92’’ ka ndaluar shoferin me inicialet I.TH i moshës 41-vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin në vijë të plotë.

Ndaj tij është shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 200 euro, dy pikë negative, dhe për tre muaj masë mbrojtëse e heqjes së patentë shoferit.

Gjysmë ore më vonë, pra rreth orës 13:00, Policia e Komunikacionit Rrugor, ndaj shoferit me inicialet  S.R. i moshës 27-vjeçar i vazhdoi masën mbrojtëse ndalimi i drejtimit të automjetit për 12 muaj, sepse shoferi për tri kundërvajtje të shkaktuara në komunikacion i ka arritur 9 pikë negative.

Gjoba - Foto: Policia e Kosovës/Facebook
Gjoba – Foto: Policia e Kosovës/Facebook