Princi Harry tregon se si i ka ndryshuar jeta pasi është bërë baba
Princ Harry ka nisur një udhëtim disaditor në New York, ku ai ka marrë pjesë në aktivitete të rëndësishme si pjesë e paneleve të diskutimit. I ftuar special në një takim të organizatës jofitimprurëse “THE HALO Trust” (që është e dedikuar për spastrimin e minave tokësore në të gjithë botën), ai foli për të gjitha […]
Princ Harry ka nisur një udhëtim disaditor në New York, ku ai ka marrë pjesë në aktivitete të rëndësishme si pjesë e paneleve të diskutimit. I ftuar special në një takim të organizatës jofitimprurëse “THE HALO Trust” (që është e dedikuar për spastrimin e minave tokësore në të gjithë botën), ai foli për të gjitha kërcënimet që po i vijnë shoqërive në nivel të sigurisë kombëtare dhe rolet që shtetet kanë në këtë qasje.
“Jeta ime ka ndryshuar shumë në këto pesë vite, sidomos pasi jam bërë baba i një vajze. Ne kemi nevojë që fëmijët tanë të jetojnë në vend të sigurt ku mund të ndërmarrin aksione në të ardhmen për mbrojtjen e mjedisit dhe planetit tonë. Unë e di se nëna ime do të ndihej e tmerruar nga fakti që fëmijët apo nipërit e saj do të jetonin në një botë që rrethohet nga minat,” tha ai.
Princ Harry shtoi se siguria për fëmijët e tij, por edhe gjithë bashkëmoshatarët e tyre në çdo cep të botës është një nismat parësore në jetën e tij, por edhe partneres Meghan Markle.
Duket se ky udhëtim i radhës, vërtetoi edhe njëherë faktin se Harry është një baba i mrekullueshëm për princin Archie dhe princeshën Lilibet. Siç thonë burimet për People, pak përpara fillimit të diskutimeve në panel, ai telefonoi bashkëshorten me video thirrje, ku u përshëndet me të dhe fëmijët.
“Në prapaskenë unë e pashë disa herë Harry-n që të telefononte Meghan-in. Mendova se sa njeri zemërmirë dhe i përkushtuar është ndaj të shoqes dhe fëmijëve të tij,” tha Chiara Riyanti Hutapea Zhang, një nga fitueset e çmimit “The Diana Legacy”.