Prokuroria e RMV-së dha detaje për shkupjanin e arrestuar për sulm seksual

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka iniciuar procedurë kundër një 58-vjeçari nga Shkupi i cili dyshohet se ka kryer akte të tjera seksuale ndaj një të mituri të lindur në vitin 2008, me çka ka kryer vepër penale nga neni 186 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 2 dhe paragrafi 1 i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk. […]

gusht 24, 2024 - 21:00
 0  9
Prokuroria e RMV-së dha detaje për shkupjanin e arrestuar për sulm seksual
prokuroria

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka iniciuar procedurë kundër një 58-vjeçari nga Shkupi i cili dyshohet se ka kryer akte të tjera seksuale ndaj një të mituri të lindur në vitin 2008, me çka ka kryer vepër penale nga neni 186 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 2 dhe paragrafi 1 i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

“Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, i dyshuari ka takuar të miturin,  me të cilin ishin njohur më herët, në një park të një lagje dhe e ka ftuar të bisedojnë, pas çka ka filluar ta prekë. I mituri ka arritur të arratiset dhe e ka denoncuar në polici. Për sigurimin e të dyshuarit dhe mbarëvajtjen e procedurës penale, prokurori publik kompetent ka paraqitur propozim për caktimin e masave të kujdesit: ndalim të largimit nga vendbanimi/vendqëndrimi, detyrim për paraqitje në organin kompetent shtetëror, konfiskim të dokumentit të udhëtimit dhe dokumente të tjera për kalimin e kufirit shtetëror dhe ndalim për vendosjen e kontaktit me të dëmtuarin”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Gjyqtari i procedurës paraprake pasditen e sotme ka pranuar masat e propozuara.

I dyshuari për kryerjen e këtij akti është i njohur për opinionin. Pas publikimit në media se, i dyshuari është babai i zëdhënësit të koalicionit VLEN, Fari Hiseni, ky i njëjti ka dal me një reagim në profilin e tij në Facebook. Hiseni ka thënë se distancohet nga veprimet të cilat dyshohet se i ka kryer prindi i tij dhe shtoi se, deri në zbardhjen e plotë të rastit, do të ngrij aktivitetet e tij politike.

“Si njerëz, ne jemi përgjegjës vetëm për veprimet tona dhe për vlerat që mbrojmë, por kjo nuk e ndryshon vendosmërinë time për të vepruar. Prandaj, për të mos krijuar asnjë keqkuptim apo përshtypje të gabuar, kam vendosur të ngrij përkohësisht aktivitetet e mia politike. Nuk dua që nga pozicioni që kam të perceptohet se mund të ndikoj në ndonjë mënyrë në institucionet që hetojnë këtë çështje të ndijshme”, ka shkruar Hiseni.