“Nëna dhe fëmija”, murali shpresëdhënës në Spitalin e Tetovës se “do të bëhet mirë” (Video)

Një nënë me një fëmijë është murali më i ri në Tetovë, në një nga ndërtesat e Spitalit të Tetovës. Ky mural, simbolizon shpresën se në Tetovë “do të bëhet mirë”, shkruan Portalb.mk. Ishte e vështirë por ishte edhe kënaqësi shumë e madhe, për të punuar një mural kaq gjigand. Kështu u shpreh Arian Xhaferi, […]

maj 16, 2024 - 23:00
 0  6
“Nëna dhe fëmija”, murali shpresëdhënës në Spitalin e Tetovës se “do të bëhet mirë” (Video)
Murali te Spitali i Tetovës. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Një nënë me një fëmijë është murali më i ri në Tetovë, në një nga ndërtesat e Spitalit të Tetovës. Ky mural, simbolizon shpresën se në Tetovë “do të bëhet mirë”, shkruan Portalb.mk.

Ishte e vështirë por ishte edhe kënaqësi shumë e madhe, për të punuar një mural kaq gjigand. Kështu u shpreh Arian Xhaferi, artisti i cili qëndron prapa kësaj vepre artistike.

“Është si dhuratë për qytetin tim, si koncept murali paraqet një nënë dhe fëmijë, jetë të re, shpresë të re dhe shpresë ndaj gjeneratave të reja të cilat lindin në Tetovë, se edhe këtu mund të bëhen punë të mëdha”, u shpreh Xhaferi.

Ai shtoi se me shpresë dhe vullnet të mirë edhe vendi ynë mund të jetë vend i duhur për të pasur karrierë artistike

Bujar Luma, drejtor i organizatës LOJA, nënvizoi se shumica e spitaleve, përveç se vend shprese janë edhe memorie individuale që njerëzit kanë, dhe se Spitali i Tetovës ka qenë edhe memorie e keqe kolektive.

“Vendosëm që ta bëjmë këtë mural që ashtu siç është duke u shndërruar Spitali i Tetovës në një vend shprese ta reflektojë edhe ky vizatim”, tha Luma.

Për ministrin e Shëndetësisë, Ilir Demirin ky mural është vepër arti e cila do ngelet si emblemë e spitalit dhe do jetë sinonim për bukuri dhe vepër artistike e cila nënkupton se në spital lindën edhe jeta.

“Qëllimi është të dëshmohet, posaçërisht gjeneratave të reja se nuk duhet shumë për të bërë ndryshim, duhet vetëm vullnet i mirë”, tha Demiri.

Murali u realizua si bashkëpunim i organizatës LOJA dhe Spitalit të Tetovës. LOJA në Tetovë përmes aktiviteteve të ndryshme kanë bërë disa murale me tematika të ndryshme.