Prokuroria filloi hetimet për dhunën seksuale në Tetovë, u kërkua paraburgim për 30 vjeçarin

Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka filluar hetimin e rastit ku një qytetar dyshohet se më 30 korrik në orët e mbrëmjes, i dyshuari ka sulmuar një grua në një pompe benzine në hyrje të Tetovës, transmeton Portalb.mk. “Në Tetovë ka miratuar Urdhër për realizimin e procedurës hetimore ndaj 30 vjeçarit për të cilin ekzistojnë […]

gusht 2, 2024 - 03:30
 0  7
Prokuroria filloi hetimet për dhunën seksuale në Tetovë, u kërkua paraburgim për 30 vjeçarin
Dhuna në RMV. Ilustrim në Canva

Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka filluar hetimin e rastit ku një qytetar dyshohet se më 30 korrik në orët e mbrëmjes, i dyshuari ka sulmuar një grua në një pompe benzine në hyrje të Tetovës, transmeton Portalb.mk.

“Në Tetovë ka miratuar Urdhër për realizimin e procedurës hetimore ndaj 30 vjeçarit për të cilin ekzistojnë dyshime se ka kryer veprën penale – Sulm dhe përdhunim seksual, në bazë të nenit 186 nga Kodi Penal”, njoftoi Prokuroria Themelore Publike, duke kërkuar nga Gjykata paraburgimin e të dyshuarit.

Raportohet që i dyshuari më herët kë pasur lidhje me viktimën.

“Ai e ka ndjekur, në kohën kur po kthehej nga puna në shtëpi, ka filluar ta tërheqë më dhunë”, sqaroi Prokuroria, duke theksuar që pa vullnetin e viktimës, ai ka tentuar të kryen marrëdhënie seksuale.

Ndryshe, Portalb.mk kreu një anketë për problemin e ngacmimeve seksuale në Universitetin e Tetovës, Universitetin Nënë Tereza dhe Universitetin e Evropës Juglindore në Maqedoninë e Veriut. Nga 122 persona që u përgjigjën në anketë, 24 u shprehën se kanë përjetuar ngacmim seksual. Studentët nuk i paraqesin rastet sepse kanë frikë dhe mosbesim që rasti i tyre do të do të ketë epilog pozitiv.

Universitetet thonë se nuk kanë pranuar asnjë denoncim. Denoncime nuk ka as në polici. Nga shoqëria civile thonë se ky problem mbetet një “sekret publik” dhe se studentëve u kërkohen favore seksuale për nota.