Prokuroria Speciale konfirmon intervistimin e ministres Haxhiu

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka konfirmuar intervistimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Sipas njoftimit, intervistimi i saj u bë lidhur me deklaratat e dhëna në një emision televiziv në Kosovë më 2 korrik dhe postimin e saj më 20 korrik për arratisjet nga burgjet e Kosovës. ”Me autorizim të Prokurorisë Speciale, sot […]

Korrik 22, 2024 - 20:31
 0  5
Prokuroria Speciale konfirmon intervistimin e ministres Haxhiu
prokuroria-speciale-konfirmon-intervistimin-e-ministres-haxhiu

prokuroria-speciale-konfirmon-intervistimin-e-ministres-haxhiu


Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka konfirmuar intervistimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Sipas njoftimit, intervistimi i saj u bë lidhur me deklaratat e dhëna në një emision televiziv në Kosovë më 2 korrik dhe postimin e saj më 20 korrik për arratisjet nga burgjet e Kosovës.

”Me autorizim të Prokurorisë Speciale, sot është intervistuar Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, me qëllim të sqarimit të  deklaratës së saj të dhënë në mediumin TV Dukagjini, në emisionin “Debat Plus’’ më datë 02 Korrik 2024, lidhur me takimet dhe diskutimet e mundshme me prokurorë dhe gjyqtarë për raste të caktuara, si dhe postimin e saj në rrjetin social Facebook të datës 20 Korrik 2024, lidhur arratisjet që kanë ndodhë nga burgjet e Kosovës. Intervistimi i të njëjtës për sqarim të këtyre çështjeve do të vazhdoj edhe nesër”.