India në alarm nga virusi “Nipah”, deri tani një i vdekur
Autoritetet shëndetësore në shtetin Kerala të Indisë kanë lëshuar një alarm pasi një djalë 14-vjeçar vdiq nga virusi “Nipah”. Sipas ministrit të Shëndetësisë së shtetit, 60 persona të tjerë janë identifikuar si në kategorinë me rrezik të lartë për t’u prekur nga kjo sëmundje, raporton BBC. Ministri i Shëndetësisë në Kerala, Veena George tha se […]
Autoritetet shëndetësore në shtetin Kerala të Indisë kanë lëshuar një alarm pasi një djalë 14-vjeçar vdiq nga virusi “Nipah”.
Sipas ministrit të Shëndetësisë së shtetit, 60 persona të tjerë janë identifikuar si në kategorinë me rrezik të lartë për t’u prekur nga kjo sëmundje, raporton BBC.
Ministri i Shëndetësisë në Kerala, Veena George tha se djali ishte nga qyteti i Pandikkad dhe se ata që ranë në kontakt me të janë izoluar dhe testuar.
Njerëzve në zonë u është kërkuar të marrin masa paraprake të tilla si mbajtja e maskave në vende publike dhe përmbajtja nga vizita e njerëzve në spital.