Qeveria bëhet me 20 ministri, 88 deputetë votuan “pro” riorganizimit të ministrive

Pas një debati të gjatë e të vonshëm, rreth dy orë pas mesnate, 88 deputetë të Kuvendit u bindën për të votuar pro ndryshimeve ligjore për riorganizimin e ministrive. Për ndryshimet e ligjit votuan deputetët e VMRO-DPMNE-së, koalicionit VLEN, partisë ZNAM si dhe deputetët e Frontit Evropian të udhëhequr nga BDI. Qeveria në formim, do […] The post Qeveria bëhet me 20 ministri, 88 deputetë votuan “pro” riorganizimit të ministrive appeared first on InfoShqip.com.

qershor 8, 2024 - 21:00
 0  4
Qeveria bëhet me 20 ministri, 88 deputetë votuan “pro” riorganizimit të ministrive

Pas një debati të gjatë e të vonshëm, rreth dy orë pas mesnate, 88 deputetë të Kuvendit u bindën për të votuar pro ndryshimeve ligjore për riorganizimin e ministrive. Për ndryshimet e ligjit votuan deputetët e VMRO-DPMNE-së, koalicionit VLEN, partisë ZNAM si dhe deputetët e Frontit Evropian të udhëhequr nga BDI.

Qeveria në formim, do të ketë 20 ministri nga 16 sa ishin deri më tani. Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministria për Marrëdhënie mes Bashkësive, Ministria për Punë të Jashtme dhe tregti të jashtme, Ministri për Çështje Evropiane, Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë dhe Punës, Ministria e Energjetikës dhe minierave, Ministria e Bujqësisë, Pylltari dhe Ujrave, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, Ministria e Kulturës dhe turizmit, Ministria për Transformim Digjital, Ministria për Administratë Publike, Ministria e Transportit, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Mjedisor dhe Ministria e Sportit.

Sipas LSDM-së, me këtë riorganizim të ministrive dhe administratës nuk po bëhen reforma, por kjo është vetëm për interesat e koalicionit qeveritar.

Të ashpër në kritika ishin edhe deputetët e partisë Levica. Ata thonin se VMRO-po e bënë të njejtën gjë për të cilën e ka kritikuar Talat Xhaferin. Ata siç shtuan dëshironin që pa konsultimin e opinionit, pushteti dëshiron që në mënyrë kontrabanduese ta kalojnë ligjin, i cili duket si një tumor që ha trupin e vet.

Në ora 2 e 30 minuta, pas një debati që nisi në mesditë dhe që zgjati më shumë se 15 orëpas e me disa pauza, nga 114 deputetët e pranishëm në Kuvend, 88 votuan “pro” ndryshimeve ligjore, 22 “kundër” dhe nuk kishte asnjë abstenim.

The post Qeveria bëhet me 20 ministri, 88 deputetë votuan “pro” riorganizimit të ministrive appeared first on InfoShqip.com.