Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të paguajë mbi 2 milionë euro për keqpërdorimin e parave të BE-së

Ministrja për Financa në Maqedoninë e Veriut, Gordana Dimitrieska-Koçoska, ka konstatuar se është projektuar ndryshimet në kuadër të rebalancit të buxhetit, ku është planifikuar edhe kthimi i mjeteve të BE-së të keqpërdorura në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk. “Pagesa prej 132 milionë denarë në fondet e BE-së për shkak të keqpërdorimit të konstatuar të mjeteve […]

Korrik 18, 2024 - 07:30
 0  4
Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të paguajë mbi 2 milionë euro për keqpërdorimin e parave të BE-së
Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Foto nga Fisnik Xhelili / Portalb.mk

Ministrja për Financa në Maqedoninë e Veriut, Gordana Dimitrieska-Koçoska, ka konstatuar se është projektuar ndryshimet në kuadër të rebalancit të buxhetit, ku është planifikuar edhe kthimi i mjeteve të BE-së të keqpërdorura në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Pagesa prej 132 milionë denarë në fondet e BE-së për shkak të keqpërdorimit të konstatuar të mjeteve nga OLAF në agjencinë nacionale për mobilitet Erasmus”, sqaroi ministrja.

Ministrja theksoi që të gjithë duhet të punojnë në interes të qytetarëve, sepse bëhet fjalë për para të popullit.

“Çdo institucion duhet të kuptojë se kryen një veprimtari publike, shpenzon para publike dhe për këtë duhet të veprojë në mënyrë të kujdesshme. Kjo do të thotë se këto mjete duhet të përdoren në mënyrë që të ulet ngarkesa në buxhet. Pikërisht për këto fonde merren kredi për të cilat interesi vjetor është gati 13 milionë euro.”, vlerësoi ministrja.

Ndryshe, Agjencia Kombëtare për Programet Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmërisë ende nuk i ka kthyer 2.2 milionë euro, fonde nga programi “Erasmus Plus”, të cilat Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit Ekonomik (OLAF) kërkoi të kthehen në arkë, sepse ishin keqpërdorur në periudhën nga viti 2016 deri në vitin 2018 prej 22 përfituesve të RMV-së.

Në këtë rast është e përfshirë ish drejtoresha e Agjencisë për Programe Arsimore dhe Mobilitet, Lidija Dimova, pasi Agjencia kishte ndarë grante nga programi “Erasmus 2” në vlerë prej 270 mijë euro për një parukieri. Procesi gjyqësor në Gjykatën Penale kundër Dimovës filloi më 2 shkurt 2023.