Qeveria e re ta përdorë vetëm emrin Maqedonia e Veriut, në të kundërtën do të ketë probleme në marrëdhëniet me Greqinë dhe dhe BE-së, paralajmëron Micotakis
Kurrfarë progresi në rrugën e gjatë të Shkupit drejt Evropës nuk mund të arrihet pa respektim absolut të Marrëveshjes së Prespës për çështjen për emrin, thotë kryeministri grek Kirjakos Micotakis në intervistë për televizionin shtetëror ERT. Ai theksoi se në bazën e Marrëveshjes së Prespës është koncepti i emërimit, gjegjësisht emri Maqedonia e Veriut të […]
Kurrfarë progresi në rrugën e gjatë të Shkupit drejt Evropës nuk mund të arrihet pa respektim absolut të Marrëveshjes së Prespës për çështjen për emrin, thotë kryeministri grek Kirjakos Micotakis në intervistë për televizionin shtetëror ERT. Ai theksoi se në bazën e Marrëveshjes së Prespës është koncepti i emërimit, gjegjësisht emri Maqedonia e Veriut të përdoret “erga omnes” dhe të vlejë për të gjithë, gjegjësisht të përdoret brenda dhe jashtë shtetit, njofton Portalb.mk.
Micotakis, siç thotë në intervistë, dërgoi mesazh paralajmërues deri te qeveria e ardhshme në Shkup pa harmonizim të plotë me Marrëveshjen lidhur me emrin, Greqia nuk do t’i ratifikojë memorandumet dhe nuk do të ketë progres në perspektivën e vendit drejt BE-së.
Ai tha se do t’i presin qëndrimet zyrtare të qeverisë se re, por potencoi se shembujt e parë të sjelljes janë jashtëzakonisht negative.
“Dua të rikujtoj se nuk votuam për Marrëveshjen e Prespës, sepse shprehëm rezerva të mëdha për shkak se me këtë marrëveshje njihet kombi maqedonas dhe gjuha maqedonase. Kjo iste arsyeja kryesore se pse nuk votuam për Marrëveshjen. Por, lidhur me çështjen e emrit ka nënvizime të qarta dhe dua që edhe një herë të dërgojë mesazhe paralajmëruese për qeverinë e re, që tash e tutje ta ndryshohojë linjën. Të respektohet kjo dispozitë qendrore nga Marrëveshja e Prespës, të përdoret vetëm emri Maqedonia e Veriut në dhe jashtë shtetit, kur përmendet fqiu ynë verior. Në të kundërtën, është e sigurtë se do të shkaktojnë probleme jo vetëm në raportet e Greqisë me Maqedoninë e Veriut, por edhe në raportet e Evropës me Maqedoninë e Veriut”, tha Micotakis.
Kryeministri grek Micotakis gjatë intervistës është përqendruar edhe në inaugurimin e presidentes së re Gordana Siljanovska-Davkova, e cila gjatë betimit dhe fjalimit në Kuvend, nuk e përdori emrin kushtetues të vendit Maqedonia e Veriut.
“Unë personalisht intervenova që ta informojë udhëheqësinë e Bashkimit Evropian për deklaratat e presidentes së Maqedonisë së Veriut. Dënime kishte edhe nga kryetarja e Komisionit dhe kryetari i Këshillit dhe nga SHBA-të. Besoj se do të kryhet presion i gjithmbarshëm ndaj udhëheqësisë së Maqedonisë së Veriut që të mos bëjë tërheqje të konsiderueshme”, porositi Micotakis.
Micotakis disa herë paralajmëroi se do të përkeqësohen marrëdhëniet midis dy vendeve, si dhe se nuk do të ketë progres në eurointegrimet për Maqedoninë e Veriut, nëse nuk respektohet Marrëveshja e Prespës.
Ndryshe, reagime për Marrëveshjen e Prespës nisën të vijnë, pasi presidentja e re e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska Davkova, gjatë dhënies së betimit, nuk e përdori emrin zyrtar “Maqedonia e Veriut” ashtu siç është rënë dakord me Marrëveshjen e Prespës.
Zbatimi i Marrëveshjes së Prespës është e një rëndësie të madhe, pasi menjëherë pas arritjes së saj Maqedonia e Veriut u bë anëtare e NATO-s.
- LEXO: A do ta prishin Mickoski dhe Mitsotakis Marrëveshjen e Prespës?
- LEXO: Mitsotakis: Largimi nga Marrëveshja e Prespës do të ketë pasoja në rrugën evropiane të RMV-së dhe në marrëdhëniet me Greqinë
- LEXO: Qeveria e re në RMV dhe Presidenca nuk duhet të vihen në pozitë të rikthimit të ndonjë veto te re greke
- LEXO: MPJ: Aktorët politik të kenë kujdes, ruajtja e kursit euroatlantik të RMV-së është interes strategjik
- LEXO: Bashkimi Evropian reagoi për mos-përmendjen e emrit kushtetues nga presidentja Davkova
- LEXO: Reagime ndaj betimit të presidentes Siljanovska – Davkova pasi anashkaloi emrin zyrtar “Maqedonia e Veriut”