Qeveria e RMV-së vendosi që veturat zyrtare të funksionarëve të kenë targa me ngjyra
Makinat zyrtare të Qeverisë, ministrive dhe institucioneve shtetërore do të kenë targa me ngjyra. Ky vendim është marrë në seancën e djeshme të qeverisë, me qëllim që këto automjete të njihen lehtësisht, pra të dihet se janë të zyrtarëve, transmeton Portalb.mk. Për këtë, siç thotë Qeveria, do të nisë procedura për ndryshimin e dy ligjeve. “Me propozim […]
Makinat zyrtare të Qeverisë, ministrive dhe institucioneve shtetërore do të kenë targa me ngjyra. Ky vendim është marrë në seancën e djeshme të qeverisë, me qëllim që këto automjete të njihen lehtësisht, pra të dihet se janë të zyrtarëve, transmeton Portalb.mk.
Për këtë, siç thotë Qeveria, do të nisë procedura për ndryshimin e dy ligjeve.
“Me propozim të Shërbimit për Çështje të Përbashkëta dhe të Përgjithshme është formuar komisioni për fillimin e procedurës për ndryshimin dhe plotësimin e dy ligjeve të rëndësishme për promovimin e transparencës dhe sundimit të ligjit, gjegjësisht Ligjit për përdorimin dhe asgjësimin e pronën shtetërore dhe pronën në pronësi komunale dhe Ligjin për automjete. Me këto ndryshime do të krijohet një regjistër i të gjitha mjeteve motorike të shtetërore, të cilët do të shënohen me targa me ngjyrë të veçantë për identifikimin më të lehtë”, thotë qeveria.
Është praktikë e të gjitha autoriteteve të mëparshme përdorimi i automjeteve zyrtare për qëllime private dhe partiake.
Kujtojmë se plotë 826 institucione nuk i kanë dorëzuar të dhëna për automjetet zyrtare në Komisionit Shtetëror Kundër Korrupsionit, tregoi raporti special i Antikorrupsionit.