Qeveria: Për herë të parë pas shtatë vitesh është siguruar dërgimi në kohë i teksteve shkollore falas në të gjitha shkollat fillore
Qeveria mëngjesin e sotëm kumtoi se për herë të parë pas shtatë vitesh është siguruar dërgimi me kohë i teksteve shkollore falas në të gjitha shkollat fillore. Sipas Qeverisë, janë siguruar rreth 10 tituj të rinj në arsimin fillor dhe mbi 100 në arsimin e mesëm, të cilët deri më tani nuk janë shtypur. “Një […]
Qeveria mëngjesin e sotëm kumtoi se për herë të parë pas shtatë vitesh është siguruar dërgimi me kohë i teksteve shkollore falas në të gjitha shkollat fillore.
Sipas Qeverisë, janë siguruar rreth 10 tituj të rinj në arsimin fillor dhe mbi 100 në arsimin e mesëm, të cilët deri më tani nuk janë shtypur.
“Një përcaktim thelbësor i Qeverisë është që arsimi të jetë i aksesueshëm për të gjithë. Një nga angazhimet ishte që pas disa vitesh të sigurohet shtypja dhe shpërndarja në kohë e teksteve shkollore falas për të gjithë nxënësit e shkollave fillore. Këtë vit i jepet fund mësimit nga skriptat dhe mjetet e tjera ndihmëse. Për herë të parë pas shtatë vitesh, viti shkollor nis me dorëzimin në kohë të teksteve shkollore në të gjitha shkollat fillore në vend. Ministria e Arsimit dhe Shkencës u dorëzoi të gjithë nxënësve 360,000 kopje të teksteve dhe materialeve mësimore të miratuara. Për vetëm dy muaj u arrit ajo që nuk u bë për shtatë vjet”, thekson Qeveria.
Shtohet se për të pestin vit radhazi tekstet shkollore të gjuhëve të huaja nga klasa e parë deri në të nëntën do të mungojnë në arsimin fillor për shkak se udhëheqja e mëparshme në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ka anuluar procedurën për prokurim publik dhe ai vendim është në fazën e ankimimit, e cila është në vijim.
“Tekstet shkollore për të gjithë janë dëshmi se në këtë mënyrë shteti dhe qeveria krijon për çdo individ”, theksojnë nga Qeveria.