Katër zjarre ende janë aktive

Në 24 orët e fundit në territorin e mbarë vendit ka pasur 32 zjarre në qiell të hapur, prej të cilave 27 janë shuar, një është vënë nën kontroll dhe katër janë ende aktive. Zjarre aktive ka në territorin e komunës Çuçer-Sandevë, afër fshatit Tanushë, në lokalitetin e quajtur Ramno, në komunën e Çashkës, në […]

shtator 3, 2024 - 11:00
 0  8
Katër zjarre ende janë aktive

Në 24 orët e fundit në territorin e mbarë vendit ka pasur 32 zjarre në qiell të hapur, prej të cilave 27 janë shuar, një është vënë nën kontroll dhe katër janë ende aktive. Zjarre aktive ka në territorin e komunës Çuçer-Sandevë, afër fshatit Tanushë, në lokalitetin e quajtur Ramno, në komunën e Çashkës, në malin Mukos, afër fshatit Stepanci, në vendin e quajtur Kadiica dhe fshatrat Omorani dhe Oraov Dol, në komunën e Prilepit, në afërsi të fshatrave Peshtani, Kokre dhe Kalen dhe në komunën e Shtipit, pranë fshatrave Haxhi Hamzali, Edeklertci dhe Toplik si dhe afër poligonit Krivollak.

Siç informon Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), është vënë nën kontroll zjarri në fshatin Vardino të Demir Hisarit.

Në rajonin e Shkupit janë shuar disa zjarre, përfshirë territorin e komunës së Sopishtës, afër fshatit Jabolci, në zonën e quajtur Krastë, në komunën e Gjorçe Petrovit, afër fshatit Kuçkovë. Tre zjarre janë shuar madje në komunën e Butelit, një në Rrugën e Kaçanikut dhe dy në fshatin Luboten, në komunën e Gazi Babës, afër fshatit Jurumleri.

Janë shuar zjarre edhe në komunat Kumanovë, Likovë, Nagoriçan i Vjetër, Gostivar, Vrapçisht, Prilep, Dollnen, Manastir, Koçan, Kërçovë, Strugë, Shtip, Tearcë, Bogovinë dhe Kriva Pallankë.