Qytetarët e përkatësisë etnike rome ankohen për diskriminim gjatë punësimit
Të jesh rom dhe të kërkosh punë është më e vështirë sesa për nacionalitetet tjera. Vazhdon edhe më tej diskriminimi dhe paragjykimi për romët. Kështu shprehet Gile Ajdar, e cila sot në një panair punësimi të disa kompanive tona kishte ardhur të interesohet për punë. “Disa here kam kërkuar punë duke lënë CV por shumica […] The post Qytetarët e përkatësisë etnike rome ankohen për diskriminim gjatë punësimit appeared first on InfoShqip.com.
Të jesh rom dhe të kërkosh punë është më e vështirë sesa për nacionalitetet tjera. Vazhdon edhe më tej diskriminimi dhe paragjykimi për romët. Kështu shprehet Gile Ajdar, e cila sot në një panair punësimi të disa kompanive tona kishte ardhur të interesohet për punë.
“Disa here kam kërkuar punë duke lënë CV por shumica nuk me thirren, njëherë isha e refuzuar. E vështirë është pasi na nënçmojnë dhe vazhdon edhe më tej diskriminimi por jo në çdo vend por edhe më tej ekziston diskriminimi për romet”, deklaroi Gile Ajdar, qytetare që kërkon punë.
Elvis Shakiri, drejtor ekzekutiv i OJQ-së Romalitiko thotë se ky panair punësimi është mundësi e mirë në veçanti për nacionalitetin rom që të gjejnë punë në kompanitë e vendit.
“Këto janë kompani që kanë nevojë për fuqi punëtore. Ne si Romalitiko sollëm më shumë se 130 persona të cilët kanë nevojë për punësim dhe ideja sot nuk ishte vetëm që të prezantojmë për atë që ofrojnë por së bashku me Oden Ekonomike e selektuam listën e personave që vinë dhe shkojnë drejtë në intervistë dhe presim që nga intervistat të kemi edhe punësime”, tha Elvis Shakiri – Nga Romalitiko.
Sipas punëdhënësve, në këtë kohë, kompanitë përballën me mungesë të fuqisë punëtore në vend dhe jo çdoherë është paga e ulët arsyeja kryesore se perse nuk ka fuqi punëtore.
“Nuk është sfidë çdoherë pagesa por sfidë është ajo që çdo ditë e më shumë kemi ikje të fuqisë punëtore jashtë shtetit. Tregu jashtë shtetit është më i përshtatshëm dhe më i përputhshëm për ata punëtorë që vendosin të largohen jashtë shtetit”, thonë nga një Kompani e vendit.
Romalitiko në bashkëpunim me oden ekonomike organizuan këtë panair punësimi ku morën pjesë rreth 25 kompani të vendit të cilat kanë nevojë për fuqi punëtorë. Disa ditë më parë, një organizim i ngjashëm ishte edhe nga kompanitë Sllovene të cilat ofronin punë me paga dhe kushte më të mira për punëtorë të vendit tonë. /Alsat.mk
The post Qytetarët e përkatësisë etnike rome ankohen për diskriminim gjatë punësimit appeared first on InfoShqip.com.