Rama prezanton kryetarin, nënkryetaret dhe sekretarin e Asamblesë së PS. Ndryshimet edhe në kryesi, përjashtohen Xhaçka, Bushati dhe Beqaj

Blendi Klosi do të jetë kryetar i Asamblesë së PS. Kryesocialisti Edi Rama prezantoi në mbledhjen e Asamblesë emrat e nëkryetarëve të rinj, të cilët janë Ilva Gjuzi, Besa Spaho dhe Onid Bejleri sekretar. Gjithashtu Rama i propozoi sot Asamblesë së PS emrat e rinj të kryesisë, konkretisht 7 burra dhe 7 gra. Nga këta […]

shtator 8, 2024 - 20:00
 0  11
Rama prezanton kryetarin, nënkryetaret dhe sekretarin e Asamblesë së PS. Ndryshimet edhe në kryesi, përjashtohen Xhaçka, Bushati dhe Beqaj

Blendi Klosi do të jetë kryetar i Asamblesë së PS.

Kryesocialisti Edi Rama prezantoi në mbledhjen e Asamblesë emrat e nëkryetarëve të rinj, të cilët janë Ilva Gjuzi, Besa Spaho dhe Onid Bejleri sekretar.

Gjithashtu Rama i propozoi sot Asamblesë së PS emrat e rinj të kryesisë, konkretisht 7 burra dhe 7 gra. Nga këta 14 do të zgjidhen 10 në total, duke respektuar edhe kuotën gjinore, 5 me 5.

“Për listën që do të votohet nga kjo asamble sot, propozoj, sipas rendit alfabetik, shtatë shokë, nga të cilët pesë do të jenë anëtarë të kryesisë dhe shtatë shoqe, nga të cilat pesë do të jenë anëtare të kryesisë”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

Emrat e propozuar nga kryeministri dhe kreu i PS, Edi Rama janë: nga burrat janë:

Arben Pëllumbi

Erjon Braçe

Eduard Shalsi

Pirro Vëngu

Pjerin Ndreu

Toni Gogu

Vangjel Tavo

 Emrat e propozuar nga kryeministri dhe kreu i PS, Edi Rama janë: nga gratë janë:

Albana Koçiu

Anila Denaj

Delina Ibrahimi

Etilda Gjonaj

Klodiana Spahiu

Klotilda Bushka

Lindita Nikolla

Me këto propozime të reja, kryeministri ka lënë jashtë kryesisë aktuale, Olta Xhackën, Mimi Kodhelin, Blerina Gjylametin,  Ditmir Bushati, Ilir Beqaj dhe Armando Subashin.