Rama reagon sërish për zaptimin e hapësirave publike:Koha për të çliruar trotuaret..

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar sërish pasditen e sotme lidhur me zaptimin e hapësirave publike nga subjektet e ndryshme. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama është ndalur këtë herë në Lungomare. Rama u bën thirrje pronarëve dhe menaxherëve së vijës së shërbimeve që të heqin vetë ato që i quan si barrikada […]

Korrik 6, 2025 - 20:30
 0  6
Rama reagon sërish për zaptimin e hapësirave publike:Koha për të çliruar trotuaret..

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar sërish pasditen e sotme lidhur me zaptimin e hapësirave publike nga subjektet e ndryshme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama është ndalur këtë herë në Lungomare.

Rama u bën thirrje pronarëve dhe menaxherëve së vijës së shërbimeve që të heqin vetë ato që i quan si barrikada dhe të bashkëpunojnë me autoritetet e bashkisë së Vlorës dhe Agjencinë e Zhvillimit të Territorit për një dizajn të ri.

Postimi i kryeministrit Rama:

Asnjë problem me karriget dhe shërbimin në një pjesë të trotuarit, si në Paris, Londër apo New York, por pa harruar që trotuari është i njerëzve dhe kurrësesi i barrikadave, si në Lungomare!

Koha për të çliruar trotuaret nga barrikadat dhe për ta ngritur edhe shërbimin edhe dukjen në një nivel të ri, të denjë për Shqipërinë Turistike Lungomarja është modeli i vijës ujore të një qyteti turistik bregdetar, tani duhet dhe do të jetë model i dizajnit të jashtëm të një vije shërbimesh.

Prandaj pronarët e menaxherët e vijës së shërbimeve, duhet të heqin vetë tërë barrikadat dhe të bashkëpunojnë me bashkinë e Vlorës e me Agjencinë e Zhvillimit të Territorit për dizajnin e ri, për të cilin do t’i mbështesim me kënaqësi.