Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë
Pas ditëve me temperatura që prekën 40 gradë, Italia veriore është përfshirë nga një valë stuhish të fuqishme. Të dielën pasdite, rreth orës 17:00, Milano dhe zonat përreth u goditën nga reshje të dendura, erëra të forta dhe breshër, duke shkaktuar përmbytje, rrëzim pemësh dhe dëme të shumta materiale. Një grua 63-vjeçare humbi jetën në […]

Pas ditëve me temperatura që prekën 40 gradë, Italia veriore është përfshirë nga një valë stuhish të fuqishme.
Të dielën pasdite, rreth orës 17:00, Milano dhe zonat përreth u goditën nga reshje të dendura, erëra të forta dhe breshër, duke shkaktuar përmbytje, rrëzim pemësh dhe dëme të shumta materiale.
Një grua 63-vjeçare humbi jetën në Robecchetto con Induno, pasi u shtyp nga një pemë e rrëzuar gjatë stuhisë.
Dy persona të tjerë mbetën të plagosur. Mbrojtja Civile shpalli alarm portokalli për rajonin e Lombardisë, ndërsa u mbyllën parqet në Milano dhe Parku i Monza-s.
Në total, zjarrfikësit kanë ndërhyrë qindra herë për përmbytje, rrëzime pemësh dhe dëmtime infrastrukturore. Në Bergamo, 13 fluturime u devijuan drejt aeroporteve të tjerë për shkak të motit.
Ndërkohë, autoritetet paralajmërojnë se pas rënies së temperaturave me 7–8 gradë, mund të rikthehen sërish valët e të nxehtit në ditët në vijim.
