Rama: Tirana do të jetë kryeqyteti europian i gjithë rajonit tonë

“Tirana nga Ajri” është dokumentari prezantues i ndryshimeve të kryeqytetit, përmes fotove të realizuara nga fotografi i ajrit Alket Islami të përmbledhura në një libër. Ky album me pamje të Tiranës së viteve ‘90 krahasohet me kryeqytetin e ditëve të sotme. Në shfaqjen e dokumentarit ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama. Gjatë fjalës së […]

Mars 28, 2024 - 03:00
 0  6
Rama: Tirana do të jetë kryeqyteti europian i gjithë rajonit tonë

“Tirana nga Ajri” është dokumentari prezantues i ndryshimeve të kryeqytetit, përmes fotove të realizuara nga fotografi i ajrit Alket Islami të përmbledhura në një libër.

Ky album me pamje të Tiranës së viteve ‘90 krahasohet me kryeqytetin e ditëve të sotme.

Në shfaqjen e dokumentarit ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama. Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se nuk e dyshon që nesër Tirana do të jetë një nga kryeqytetet më të bukura të Europës.

Sipas tij, Tirana duhet të jetë metropoli më atraktiv i Ballkanit dhe kryeqyteti europian i gjithë rajonit tonë.

“Shumë faleminderit për durimin dhe dua të falënderoj Erionin për punën, për fjalët dhe mbi të gjitha dua të falënderoj edhe atë që Makiaveli thotë, është gjysma e rrugëtimit të një lideri, që është fati dhe në një farë mënyre për Tiranën janë puqur yjet e është bërë e mundur që të krijohet një alkimi e plotë dhe ndërveprim intensiv dhe i bazuar në të kuptuarit e gjërave njësoj dhe i bazuar në një vizion të ndarë plotësisht mes qeverisë dhe bashkisë, ka qenë kyç në këtë e do të mbetet kyç në këtë histori. Kështu që unë për veten time nuk e dyshoj fare që nëse sot ne ndjejmë kënaqësinë që kemi dalë nga ai llum i tmerrshëm ku e hapëm shekullin e ri në Tiranë, nesër do të jemi banorë dhe qytetarë të njërit nga kryeqytetet më të bukur të Europës e patjetër, pa diskutim, se kjo nuk është e vështirë në fund fare edhe pse rajoni jonë ka disa kryeqytete ndër të cilat njëri është i madh dhe me histori të gjatë, por prapë se prapë Tirana duhet të jetë metropoli më atraktiv i Ballkanit dhe do të jetë kryeqyteti europian i gjithë rajonit tonë. Faleminderit”, tha Rama.