Rasti Banjska, një person po intervistohet në stacionin policor në jug

Një person me inicialet M.R, është aktulisht duke u intervistuar nga Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës së Jugut. Arsyeja e intervistimit të tij, është rasti i sulmit terrorist në Banjska, vitin e kaluar, transmeton klankosova. Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani. ”Një person me interes për intervistim e […]

shtator 12, 2024 - 20:00
 0  5
Rasti Banjska, një person po intervistohet në stacionin policor në jug

Një person me inicialet M.R, është aktulisht duke u intervistuar nga Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës së Jugut.

Arsyeja e intervistimit të tij, është rasti i sulmit terrorist në Banjska, vitin e kaluar, transmeton klankosova.

Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani.

”Një person me interes për intervistim e kemi sjell në Stacionin Policor në Jug”, tha Elshani.

Tutje ai konfirmoi se i njëjti pas intervistimit do të lirohet.