Zyrtari i DASH-it pret ambasadorin Dugolli në Washington, flasin për forcim raportesh Kosovë-SHBA

Ambasadori i Kosovës në Washington, Ilir Dugolli, ka njoftuar se ka pritur në takim Mark Fleming, Ushtrues i Detyrës së Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor dhe Çështjet e Holokaustit. Dugolli ka uruar Fleming për rolin e ri që ka marrë në Departamentin Amerikan të Shtetit duke thënë se Kosova rikonfirmon përkushtimin për forcimin

qershor 13, 2025 - 19:00
 0  4
Zyrtari i DASH-it pret ambasadorin Dugolli në Washington, flasin për forcim raportesh Kosovë-SHBA
Zyrtari i DASH-it pret ambasadorin Dugolli në Washington, flasin për forcim raportesh Kosovë-SHBA

Zyrtari i DASH-it pret ambasadorin Dugolli në Washington, flasin për forcim raportesh Kosovë-SHBA

Ambasadori i Kosovës në Washington, Ilir Dugolli, ka njoftuar se ka pritur në takim Mark Fleming, Ushtrues i Detyrës së Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor dhe Çështjet e Holokaustit.

Dugolli ka uruar Fleming për rolin e ri që ka marrë në Departamentin Amerikan të Shtetit duke thënë se Kosova rikonfirmon përkushtimin për forcimin e raporteve dypalëshe dhe avancimin e prioriteteve të përbashkëta.

“Ambasadori Dugolli pati kënaqësinë të presë Mark Fleming, Ushtrues i Detyrës së Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor dhe Çështjet e Holokaustit. Ne e urojmë atë për rolin e tij të ri dhe riafirmojmë përkushtimin tonë për forcimin e bashkëpunimit dhe avancimin e prioriteteve tona të përbashkëta.”, ka njoftuar Ambasada.