Rektori i Universitetit të Pejës intervistohet në Polici
Rektori i Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka” në Pejë, Armand Krasniqi është intervistuar nga Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti i Krimeve Ekonomike. Ai është intervistuar gjatë ditës së djeshme, por nuk dha arsyet se për çka. Këtë për Insajderin e konfirmoi vet Krasniqi, duke theksuar se hetimet nuk kanë të bëjnë me kohën sa ai […]
Rektori i Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka” në Pejë, Armand Krasniqi është intervistuar nga Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti i Krimeve Ekonomike.
Ai është intervistuar gjatë ditës së djeshme, por nuk dha arsyet se për çka.
Këtë për Insajderin e konfirmoi vet Krasniqi, duke theksuar se hetimet nuk kanë të bëjnë me kohën sa ai mbanë postin e rektorit në këtë universitet.
“Po, është e vërtetë që dje, datë 22.05.2024, kam dhënë dëshminë time në cilësinë e Rektorit aktual të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë. Për informimin tuaj hetimet janë duke i zhvilluar Prokuroria Themelore në Pejë”, tha Krasniqi.