Rihanna mbulohet në bojë trupi ngjyrë ari, për revistën “Perfect”
Rihanna tërhoqi vëmendjen me një sërë pamjesh të guximshme, teksa zbukuronte kopertinën dhe një përhapje prej 40 faqesh të Revistës “Perfect”. Këngëtarja 36 vjeçe, mbuloi veten me bojë trupi ngjyrë ari, ndërsa kishte veshur bikini “Dolce & Gabbana”. Manjatja e bukurisë shfaqi figurën e saj seksi për revistën, me pamjet e shkrepura nga fotografi Carlijn […]
Rihanna tërhoqi vëmendjen me një sërë pamjesh të guximshme, teksa zbukuronte kopertinën dhe një përhapje prej 40 faqesh të Revistës “Perfect”.
Këngëtarja 36 vjeçe, mbuloi veten me bojë trupi ngjyrë ari, ndërsa kishte veshur bikini “Dolce & Gabbana”.
Manjatja e bukurisë shfaqi figurën e saj seksi për revistën, me pamjet e shkrepura nga fotografi Carlijn Jacobs, shkruan DailyMail.
Flokët e Rihannas ishin gjithashtu të spërkatura me ar dhe ajo e kompletoi pamjen mahnitëse me një gjerdan të ngjashëm.
Për një pamje tjetër, këngëtarja e “Work” ka mahnitur me një pallto me dizajn leopardi “Dolce & Gabbana” me një rrip të ngjashëm rreth belit të saj. /Telegrafi/