RMV, Ambientalistët bëjnë thirrje: Ndryshimet klimatike kërkojnë aksion urgjent dhe përgjigje nga institucionet
Maqedonia është një ndër pesë vendet më të rrezikuara nga ndryshimet klimatike, ndërsa qytetarët duhet vazhdimisht të kërkojnë nga institucionet të ndërmarrin aksione, sepse i kanë të gjitha dokumentet e nevojshme, por nuk veprojnë, u theksua në ngjarjen “Kërkojmë aksion klimatik tani!”, që në organizim të Go Green u mbajt në Parkun e Qytetit në […]
Maqedonia është një ndër pesë vendet më të rrezikuara nga ndryshimet klimatike, ndërsa qytetarët duhet vazhdimisht të kërkojnë nga institucionet të ndërmarrin aksione, sepse i kanë të gjitha dokumentet e nevojshme, por nuk veprojnë, u theksua në ngjarjen “Kërkojmë aksion klimatik tani!”, që në organizim të Go Green u mbajt në Parkun e Qytetit në Shkup. Ambientalistët përcollën porosi për ngritjen e vetëdijes publike për ndryshime klimatike dhe preventim nga ndikimet negative ndaj shtetit tonë, transmeton Portalb.mk.
Kryetari i Go Green, Bllazhe Josifovski kërkoi që qeveria e re të miratojë urgjentisht ligj për aksion klimatik dhe një pako të masave që do të mundësojnë të ulet ndikimi negativ i ndryshimeve klimatike dhe të bëhet adaptim i vendit.
“Kemi ligji në të gjitha sferat, për menaxhim me mbeturina, me ujëra dhe është shumë e rëndësishme që masat të jenë gjithëpërfshirëse, me masa për të gjithë sektorët, sepse besojmë se në atë mënyrë do të reduktohen mbeturinat, do të reduktohen humbjet e ushqimit, bujqësia jonë do të bëhet e qëndrueshme, ndërsa me atë çmimet e ushqimit nuk do të rriten sikur deri më tani”, tha Josifovski dhe informoi se shteti ka edhe 30 përqind ulje në eksportin e prodhimeve bujqësore.
Këshilltari në Komunën Qendrë nga iniciativa qytetare “Shans për Qendrën”, Jane Dimeski vlerëson se për ndryshimet klimatike flitet pak. Ai thotë se një pjesë e madhe e masave të parapara në raportet nacionale për klimë nuk janë zbatuar, ndërsa tema nuk është ngritur ende në nivel të politikës nacionale.
Ndryshimet klimatike do të prekin çdo pjesë të përditshmërisë sonë. Vështirë se do t’i parandalojmë tërësisht, por mundemi t’i ndryshojmë shprehitë tona dhe t’i zbusin, thotë Dimeski.