RMV, në mesnatë do të ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës
Për gjysmë deri në një denarë për litër nga mesnata do të rriten çmimet e derivateve të naftës. Çmimi i benzinave mbetet i njëjtë. Ky është vendimi i sotëm i Komisionit Rregullator për Energjetikë, me çka bëhet rritja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0.46 përqind, transmeton Portalb.mk. “Çmimi me pakicë […]
Për gjysmë deri në një denarë për litër nga mesnata do të rriten çmimet e derivateve të naftës. Çmimi i benzinave mbetet i njëjtë. Ky është vendimi i sotëm i Komisionit Rregullator për Energjetikë, me çka bëhet rritja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0.46 përqind, transmeton Portalb.mk.
“Çmimi me pakicë i Eurodieselit (D-E V) rritet për gjysmë denari dhe do të arrijë në 71 denarë për litër, ndërsa vaji për amvisëri do të rritet për një denar dhe do të arrijë në 70,5 denarë për litër”, thonë nga KRRE.
Çmimi i Eurosuper BS-95 mbetet i njëjtë me Eurosuper BS-98, i cili do të vazhdojë të shitet për 79 denarë për litër.
Rritet edhe çmimi me pakicë i mazutit për 0,058 denarë për kilogram dhe do të arrijë në 45,823 denarë.