Nismë për Kornizë strategjike për digjitalizimin e kulturës në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut, Këshilli për Kulturë ka filluar aktivitetet për nismën Korniza strategjike për digjitalizimin e kulturës, transmeton Portalb.mk. “Këshilli për kulturë, trupi profesional dhe këshillëdhënës i Ministrisë për kulturë dhe turizëm ka paralajmëruar nismë për përpunimin e Kornizës strategjike për digjitalizimin e kulturës, me qëllim që t’i përgjigjet sfidave dhe mundësive që I […]

Mars 4, 2025 - 01:00
 0  4
Nismë për Kornizë strategjike për digjitalizimin e kulturës në Maqedoninë e Veriut
Orë mësimore në hapësirat e shkollës. Foto nga Faton Curri / Portalb.mk.

Në Maqedoninë e Veriut, Këshilli për Kulturë ka filluar aktivitetet për nismën Korniza strategjike për digjitalizimin e kulturës, transmeton Portalb.mk.

“Këshilli për kulturë, trupi profesional dhe këshillëdhënës i Ministrisë për kulturë dhe turizëm ka paralajmëruar nismë për përpunimin e Kornizës strategjike për digjitalizimin e kulturës, me qëllim që t’i përgjigjet sfidave dhe mundësive që I sjell transformimi digjital”, raportoi Ministria për Kulturë.

Presidentja e Këshillit për Kulturë, Ganka Cvetanova, theksoi rëndësinë e digjitalizimit të kulturës.

“Digjitalizimi jo vetëm që e rrit qasjen në përbërjet kulturore, por edhe i tejkalon kufizime gjeografike dhe fizike, duke u dhënë mundësi të gjithëve për afirmim e gjerë të trashëgimisë kulturore”, deklaroi Cvetanova.

Për zbatimin e këtij projekti, pritet rritje e bashkëpunimit ndërmjet anëtarëve të kulturës, si institucionet kulturore, sektori qeveritar, bashkësia profesionale dhe sektori privat, me qëllim realizimin e transformimit të suksesshëm dhe qëndrueshëm digjital në kulturë.

“Kjo strategji përfshin arkivimin digjital të trashëgimisë kulturore, zhvillimin e muzeut dhe galerisë virtuale, si dhe inovacionet në shfrytëzimin e mediave të reja, përfshirë realitetin virtual dhe të zgjeruar”, sqaroi Ministria.