RMV, po shqyrtohet mundësia e mbylljes së shkollave periferike ku ka pak nxënës
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska deklaroi se ka shkolla me nga pesë apo gjashtë fëmijë dhe sipas saj ata janë të izoluar nga bashkëmoshatarët e tyre. Ajo nënvizon The post RMV, po shqyrtohet mundësia e mbylljes së shkollave periferike ku ka pak nxënës appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska deklaroi se ka shkolla me nga pesë apo gjashtë fëmijë dhe sipas saj ata janë të izoluar nga bashkëmoshatarët e tyre. Ajo nënvizon se ato shkolla janë barrë për shtetin, pasi paguhen shpenzimet e përgjithshme dhe se po bëhen analiza se cilat prej tyre mund të mbyllen, transmeton Portalb.mk.
“Projekti për optimizimin e rrjetit të shkollave në vend është në vazhdim e sipër, me ndihmën e UNICEF-it dhe Bankës botërore ku aktualisht janë duke u përpunuar të dhënat dhe po bëhen analiza. Kemi rajone dhe shkolla të caktuara që sigurisht nuk duhet dhe nuk mund të mbyllen, të cilat janë në distancë të madhe dhe do të mbijetojnë. Por kemi edhe shkolla që janë dy kilometra larg njëra-tjetrës, njëra është shkollë qendrore ku ka njëqind fëmijë dhe ajo rajonale ka dy-tre fëmijë, ndërsa me të vërtet nuk është e drejtë që fëmijët të mos bashkohen me shokët në shkollën qendrore”, tha ministrja e Arsimit.
Në pyetjen se a do të mbyllen një numër i caktuar i shkollave në vend, ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska u përgjigj :
“Problemi me numrin e vogël të fëmijëve në shkolla është në radhë të parë problem për fëmijët. Do të doja që qytetarët ta kuptojnë mirë këtë. Ata fëmijë, që janë pesë, gjashtë në çdo fshat janë de facto fëmijë të izoluar nga bashkëmoshatarët e tyre. Gjenden në shkollë, e cila mund të jetë e rinovuar, por janë kryesisht objekte më të vjetra, të ndërtuara nga vetë ata dhe prindërit e tyre, mësimdhënës që vijnë për të realizuar mësimdhënien dhe ndërrohen herë pas here, por ata nuk kanë informacion për botën e jashtme dhe nuk kanë mundësi të socializohen, të shohin tabelë të zgjuar, të shohin një shkollë të re bashkëkohore, të konkurrojnë me fëmijët e gjeneratës së tyre dhe të jemi të sinqertë dhe të drejtë, se ato shkolla janë barrë për shtetin, paguhen shpenzimet e përgjithshme”, theksoi Janevska, duke deklaruar se më së shumti bëhet fjalë për shkollat në zonat rurale.
Natyrisht, shtoi Janevska, transporti i nxënësve do të paguhet, fëmijët do të marrin racion , ku planifikojmë të përmirësojmë jetën shoqërore të nxënësve, të angazhojmë më shumë mësimdhënësit dhe e gjithë kjo për të mirën e fëmijëve dhe përvetësimin e njohurive të tyre.
Ndryyshe, pak ditë më parë, ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, deklaroi se MASH bën analiza se në cilat shkolla fillore dhe të mesme mund të organizohet mësim me një ndërrim. “Pason periudhë e ndërtimit të kushteve që të mund të realizohet”, tha ministrja.
Kujtojmë se Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja e Zhvillimit të Arsimit filluan konsultim publik për programet mësimore nga klasa e shtatë deri në të nëntën, me qëllim që ato të cilat tashmë janë përgatitur të avancohen, ndërsa të rejat që duhet të përgatiten, të përmbajnë sugjerimet, veçanërisht të mësimdhënësve praktikantë, mendimi i të cilëve është më i rëndësishmi në procesin e formësimit të sistemit edukativo – arsimor, thonë nga MASh.
The post RMV, po shqyrtohet mundësia e mbylljes së shkollave periferike ku ka pak nxënës appeared first on Flaka, në çdo lajm... .