RMV, pritet që prej sot të bien çmimet për mbi 1000 produkte pas vendimeve për kufizimin e marzheve dhe ngrirjen e çmimeve
Në “Gazetën Zyrtare” janë publikuar vendimet e Qeverisë për kufizimin e marzhit bruto të fitimit dhe ngrirjen e një pjese të çmimeve të produkteve ushqimore, me të cilat nga sot pritet të jenë më lirë mbi 1000 produkte, transmeton Portalb.mk. Vendimet janë marrë në seancën e Qeverisë të martën dhe do të zgjasin deri më […]


Në “Gazetën Zyrtare” janë publikuar vendimet e Qeverisë për kufizimin e marzhit bruto të fitimit dhe ngrirjen e një pjese të çmimeve të produkteve ushqimore, me të cilat nga sot pritet të jenë më lirë mbi 1000 produkte, transmeton Portalb.mk.
Vendimet janë marrë në seancën e Qeverisë të martën dhe do të zgjasin deri më 30 prill. Janë të mbuluara produkte nga 102 grupe. Shitësve me pakicë u kërkohet të kenë të paktën 70 përqind të këtyre produkteve në raftet e tyre.
“Pritjet tona janë që me këto dy vendime çmimet e produkteve ushqimore bazë që përmban vendimi të ulen mesatarisht rreth 10 përqind, përveç tetë produkteve ushqimore bazë – qumështi, buka, mielli i tipit 400 dhe 500, vezët, vaji i gatimit, kosi dhe qumështi, të cilat pritet të mbeten në të njëjtin nivel, gjegj[sosht të mos rriten ose të ketë ulje minimale”, tha zv.ministri i Ekonomisë Marjan Risteski në konferencën për shtyp të martën.
Sipas vendimit të qeverisë për kufizimin e marzhit bruto të fitimit, marzhi kufizohet në pesë përqind për qumështin, bukën, miellin e llojit 400 dhe 500, vezët, vajin e gatimit, jogurtin dhe qumështin, 10 për qind për mishin dhe produktet e mishit, sheqerin, produktet e qumështit, margarinë, gjalpin, perimet dhe frutat e konservuara, fasulet, orizin dhe makaronat dhe 15 përqind për produktet higjienike, frutat dhe perimet e freskëta, detergjentët, ushqimin për fëmijë, pelena, sapun, letër higjienike etj.
Me vendimin për përcaktimin e çmimeve më të larta për tetë grupet e produkteve ushqimore bazë, çmimi nga 1 shkurti i këtij viti duhet të merret si çmim më i lartë.
Vendimeve të Qeverisë dje iu përgjigj Oda e sapoformuar e Tregtarëve me shumicë dhe pakicë, nga ku edhe një herë kërkuan takim me kryeministrin dhe ministrin e Ekonomisë.
Në Republikën e Maqedonisë së Veriut çmimet e produkteve bazë janë në rritje e sipër. Ditë më pare nga Lidhja e Sindikatave në RMV porositën qeverinë se duhet të ndikojë te tregtarët që të ulin çmimet në vend. Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e çmimeve të produkteve bujqësore në dhjetor të vitit 2024, krahasuar me dhjetorin e vitit paraprak.