Digjen disa lokale në Prishtinë
Policia e Kosovës ka konfirmuar se në mëngjesin e së enjtes janë djegur disa lokale në rrugën “Ilaz Agushi” në Prishtinë. Kjo rrugë gjendet afër tregut të gjelbër. Policia i ka thënë Radios Evropa e Lirë se në vendngjarje kanë dalë policia dhe zjarrfikësit dhe që nuk raportohet për persona të lënduar. Më herët gjatë […]


Policia e Kosovës ka konfirmuar se në mëngjesin e së enjtes janë djegur disa lokale në rrugën “Ilaz Agushi” në Prishtinë.
Kjo rrugë gjendet afër tregut të gjelbër.
Policia i ka thënë Radios Evropa e Lirë se në vendngjarje kanë dalë policia dhe zjarrfikësit dhe që nuk raportohet për persona të lënduar.
Më herët gjatë këtij muaji ishte raportuar edhe për djegien e ndërtesës së një klubi nate në kryeqytet.
Policia pati thënë për mediat lokale se në koordinim me prokurorinë ka ndërmarrë veprime hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit.