RMV, Prokuroria Themelore Publike heton shtatë persona për shpërndarje të lëndëve narkotike

Prokuroria Themelore Publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut në një kumtesë për media njofton se ka nxjerrë urdhëresë për zhvillimin e procedurës hetuese kundër shtatë personave për shpërndarje të paautorizuar të lëndëve narkotike. Prokurori publik ka dorëzuar propozimin para gjyqtarit për caktimin e masës së paraburgimit, transmeton Portalb.mk. Shpërndarja e paautorizuar e lëndëve narkotike, […]

qershor 2, 2024 - 13:01
 0  5
RMV, Prokuroria Themelore Publike heton shtatë persona për shpërndarje të lëndëve narkotike
Prokuroria Themelore Publike Shkup, foto: Suad Bajrami/Portalb.mk

Prokuroria Themelore Publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut në një kumtesë për media njofton se ka nxjerrë urdhëresë për zhvillimin e procedurës hetuese kundër shtatë personave për shpërndarje të paautorizuar të lëndëve narkotike. Prokurori publik ka dorëzuar propozimin para gjyqtarit për caktimin e masës së paraburgimit, transmeton Portalb.mk.

Shpërndarja e paautorizuar e lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve është e ndaluar në përputhje me nenin 215, paragrafi i i Kodit Penal. Dyshohet se dy nga personat e arestuar kanë vazhduar të kryejnë veprën, ndërkaq njëri ka ndihmuar në këtë proces.

“Prokuroria Themelore Publike Shkup ka nxjerrë urdhëresë për zhvillimin e procedurës hetuese kundër shtatë personave të dyshuar për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve nga neni 215 paragrafi 1 i Kodit Penal. Dy prej tyre dyshohet se kanë vazhduar të kryejnë krimin, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se ka ndihmuar. Që nga dhjetori i vitit 2023, në aktivitete të koordinuara të disa njësive policore, me urdhër të prokurorit publik, janë ndërmarrë veprime hetimore, të cilat kanë rezultuar në bastisje në disa lokacione gjatë ditës së djeshme. Në mesin e të dyshuarve, të cilët janë nga mosha 28 deri në 50 vjeç, janë gjetur lëndë narkotike – kokainë, marihuanë, si dhe para që dyshohet se kanë ardhur nga shitja e drogës në rrugë.

Prokurori publik para gjyqtarit të procedurës paraprake i ka dorëzuar propozimin për caktimin e masës së paraburgimit për tre persona, si dhe propozimin e masës së sigurimit për tre të dyshuar të tjerë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Kujtojmë ngritja e procesit hetues është vazhdë e aksionit të zhvilluar më 31 maj nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku u arrestuan 28 persona të dyshuar për shërndarje të paautorizuar të lëndëve narkotike.

Në aksion morën pjesë Departamenti i Policisë Kriminale – Departamenti për Trafikim të Paligjshëm me Drogë, Armë dhe Lëndë të Rrezikshme, Tigri dhe SPB Shkup – Njësiti për Trafikim ilegale.

LEXO: 28 të arrestuar në aksionin policor në Shkup kundër trafikut rrugor të drogës