Rohde mirëpret vendimin e Kurtit për t’a lejuar hyrjen e mallrave serbe në Merdare: Hap që zhbllokon CEFTA’n

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për të lejuar hyrjen e produkteve nga Serbia përmes Merdares, 16 muaj pasi i ndaloi ato. Rohde tha se ky hap shënon zhbllokimin drejt CEFTA-s. “E përshëndes vendimin e qeverisë së Kosovës për hapjen e pikës kufitare Merdare për mallrat që […]

tetor 7, 2024 - 21:00
 0  6
Rohde mirëpret vendimin e Kurtit për t’a lejuar hyrjen e mallrave serbe në Merdare: Hap që zhbllokon CEFTA’n
rohde-mirepret-vendimin-e-kurtit-per-t’a-lejuar-hyrjen-e-mallrave-serbe-ne-merdare:-hap-qe-zhbllokon-cefta’n

rohde-mirepret-vendimin-e-kurtit-per-t’a-lejuar-hyrjen-e-mallrave-serbe-ne-merdare:-hap-qe-zhbllokon-cefta’n

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për të lejuar hyrjen e produkteve nga Serbia përmes Merdares, 16 muaj pasi i ndaloi ato.

Rohde tha se ky hap shënon zhbllokimin drejt CEFTA-s.

“E përshëndes vendimin e qeverisë së Kosovës për hapjen e pikës kufitare Merdare për mallrat që vijnë nga Serbia. Ky shënon një hap të rëndësishëm drejt zhbllokimit të CEFTA-s. Ne do të mbështesim Kosovën për të siguruar plotësimin e nevojave të sigurisë dhe monitorimin e proceseve në pikën kufitare”, është shprehur ambasadori gjerman.