Vuçiq: Do të luf*toj deri në momentin e fundit për zgjidhje kompromisi me Kosovën
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, tha të hënën se do të luftojë deri në momentin e fundit për zgjidhje kompromisi me Kosovën. “Do të luftoj deri në momentin e fundit, përderisa të kem ndikim në Qeverinë në Serbi, për Kosovën, për zgjidhje kompromisi, e jo ato të imponuara 16 vjet më parë”. Megjithatë, Vuçiq beson se
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, tha të hënën se do të luftojë deri në momentin e fundit për zgjidhje kompromisi me Kosovën.
“Do të luftoj deri në momentin e fundit, përderisa të kem ndikim në Qeverinë në Serbi, për Kosovën, për zgjidhje kompromisi, e jo ato të imponuara 16 vjet më parë”.
Megjithatë, Vuçiq beson se në Kosovë funksionojnë institucionet më të rëndësishme të shtetit serb, përkatësisht shëndetësia dhe arsimi, përkundër që kjo nuk është e vërtetë.
“Rekordi absolut në historinë e Serbisë është se sa investojmë në popullin tonë në Kosovë”, tha ai, duke bërë të ditur se pret që masat që ai ka propozuar për Kosovën të gjenden së shpejti në Kuvend, raporton Danas, transmeton Telegrafi.
Vuçiq foli edhe për samitin BRICS.
Presidenti u shpreh se nuk do të marrë pjesë në samitin BRICS, nikoqir i të cilit këtë vit është presidenti rus, Vladimir Putin, por që Serbia do të përfaqësohet me katër ministra.