Rohde përgëzon Kosovën për progres në luftën kundër korrupsionit
Kosova është ngritur për 10 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të “Transparency International”. Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka përgëzuar institucionet e Kosovës për këtë arritje . Rohde përmes një postimi në platformën X, ka thënë se ky sukses tregon përkushtimin e Kosovës ndaj sundimit të ligjit, transparencës dhe qeverisjes së
![Rohde përgëzon Kosovën për progres në luftën kundër korrupsionit](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/02/722654-rohde-pergezon-kosoven-per-progres-ne-luften-kunder-korrupsionit.jpeg)
![rohde-pergezon-kosoven-per-progres-ne-luften-kunder-korrupsionit](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/02/722654-rohde-pergezon-kosoven-per-progres-ne-luften-kunder-korrupsionit.jpeg)
Kosova është ngritur për 10 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të “Transparency International”. Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka përgëzuar institucionet e Kosovës për këtë arritje .
Rohde përmes një postimi në platformën X, ka thënë se ky sukses tregon përkushtimin e Kosovës ndaj sundimit të ligjit, transparencës dhe qeverisjes së mirë.
“Që nga ardhja ime këtu në 2020, Kosova është ngritur me 31 vende në Indeksin e Transparency International, duke u renditur tani në pozitën e 73-të në nivel global dhe të dytën në rajon pas Malit të Zi. Ky sukses tregon përkushtimin e Kosovës ndaj sundimit të ligjit, transparencës dhe qeverisjes së mirë. Vazhdoni me këtë trend pozitiv!”, ka shkruar Rohde.