Rrëfimi i Demir Limës për Ukshin Hotin: Para se të dilte nga burgu i hoqi flokët vetëm që të solidarizohej me ne
Veprimtari i çështjes kombëtare, ish i burgosuri politik dhe i mbijetuar i krimit të gjenocidit në Burgun e Dubravës, Demir Lima, ka rrëfyer ditët e kaluara së bashku me Ukshin Hotin. Lima në një intervistë për Insajderin ka thënë se Ukshin Hoti asnjëherë nuk është luhatur në qëndrimet e tij për çlirimin e vendit. Më tutje […]
Veprimtari i çështjes kombëtare, ish i burgosuri politik dhe i mbijetuar i krimit të gjenocidit në Burgun e Dubravës, Demir Lima, ka rrëfyer ditët e kaluara së bashku me Ukshin Hotin.
Lima në një intervistë për Insajderin ka thënë se Ukshin Hoti asnjëherë nuk është luhatur në qëndrimet e tij për çlirimin e vendit.
Gjatë rrëfimit Lima ka thënë se profesori i ka hequr flokët tri ditë para se të dilte nga burgu vetëm që të solidarizohej me të burgosurit e tjerë.