Rrethrrotullime për të shmangur aksidentet / Kasami thotë se i pengoi pushteti i kaluar, premton se tani do të bëhen

Kjo është “rruga industriale” në Tetovë, mu pranë së cilës gjendet shkolla fillore “Kirili dhe Metodi”. Këtu çdo ditë rrugën e kalojnë qindra fëmijë që jetojnë në lagjen “jashtë Vardarit”, por as shenjat e rrugore e as pengesat në rrugë nuk mund të parandalojnë aksidentet. Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami në nëntor 2023 […] The post Rrethrrotullime për të shmangur aksidentet / Kasami thotë se i pengoi pushteti i kaluar, premton se tani do të bëhen appeared first on InfoShqip.com.

gusht 5, 2024 - 14:30
 0  6
Rrethrrotullime për të shmangur aksidentet / Kasami thotë se i pengoi pushteti i kaluar, premton se tani do të bëhen

Kjo është “rruga industriale” në Tetovë, mu pranë së cilës gjendet shkolla fillore “Kirili dhe Metodi”. Këtu çdo ditë rrugën e kalojnë qindra fëmijë që jetojnë në lagjen “jashtë Vardarit”, por as shenjat e rrugore e as pengesat në rrugë nuk mund të parandalojnë aksidentet.

Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami në nëntor 2023 kishte paralajmëruar ndërtimin e dy rrethrrotullimeve me qëllim që të ndalet shpejtësia. Sipas paralajmërimit punët duhej të nisnin në pranverë.

“Për njërin nga këto rrethrrotullime veç më kemi premtim për donacion nga një kompani private dhe tjetrin sigurisht që do ta ndërtojmë me mjete të komunës. Pra për këto dy rrethrrotullime jemi në fazë të gjetjes së zgjidhjes edhe urbanistike por edhe të komunikacionit që pastaj të mundet të vazhdojë të realizohet”, ishte shprehur Bilall Kasami, kryetar i Tetovës.

I pyetur pse s’po mbahet premtimi, Kasami tha se shkak është mosdhënia e lejes nga ana e Drejtorisë së Rrugëve Shtetërore dhe MEPSO-s. Sipas tij tani aty ka udhëheqje të re dhe kjo çështje do të zgjidhet shpejtë.

“Tani më jemi në situatë tjetër, është një ndër rastet që kemi pasur pengesa nga institucionet qendrore për projektet infrastrukturore që të nisim punimet aty dhe një nga institucionet që është dashur të marrim është edhe MEPSO, që nuk kemi mund ta marrim dhe tash me udhëheqjen e re besoj se do ta marrim për të vazhduar punimet në rrethrrotullimet. Po e përsëris, ka vende tjera një është kanalizimin apo nënkalimi në lagjen Dardania tek nënkalimi në fshatin Falishtë”, tha Kasami.

Shpesh në rrugën industriale ka aksidente që mund të përfundojnë edhe me fatalitet. Mbi 300 nxënës të shkollës fillore “Kirlil dhe Metodi” vijnë nga lagja “jashtë Vardarit” dhe janë të detyruar së paku dy herë në ditë ta kalojnë këtë rrugë. Gjithashtu, personat që shkojnë në “xhaminë e rinisë”, kalojnë rrugën së paku 5 herë në ditë, duke rrezikuar jetën e tyre nga makinat që ecin me shpejtësi të lartë.

Para 3 vitesh, banorët protestuan duke kërkuar rritjen e sigurisë në “rrugën industriale”. Atëkohë kërkonin vendosjen e policëve të shtrirë, si dhe ndarjen fizike të rrugës me qëllim që të shmanget kalimi i rrugës jashtë hapësirave të shënuara për këmbësorë. Policët e shtrirë u vendosën ndërsa ndarja fizike nuk u bë.

The post Rrethrrotullime për të shmangur aksidentet / Kasami thotë se i pengoi pushteti i kaluar, premton se tani do të bëhen appeared first on InfoShqip.com.